Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Serbia ka përgatitur masa ndaj Kosovës

2019/05/24 at 4:17 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vuçiç: Serbia ka përgatitur masa ndaj Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se në takimin e Parisit, më 1 korrik, nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh për statusin e Kosovës, në rast se nuk hiqettaksa prej 100 për qind, të cilën Qeveria e Kosovës e ka vendosur ndaj importit të mallrave të Serbisë.

Deklaratën e tillë, Vuçiqi e ka bërë gjatë një konference për media, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

“Pra, hiqni taksat dhe do të bisedojmë për çfarëdo që të doni. Nëse nuk i hiqni taksat, do të bisedojmë për motin e mirë apo të keq. Për dialogun nuk do të ketë bisedime derisa ta dini ligjin dhe derisa nuk filloni t’i respektoni normat e së drejtës ndërkombëtare publike. Kjo do të jetë porosia për kancelaren gjermane (Angela Merkel) dhe për presidentin francez (Emanuel Macron), me dëshirat më të mira që dialogu në të ardhmen të ketë sukses”, ka thënë Vuçiç.

Ai, gjithashtu, ka theksuar se me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ka biseduar për masat që shteti i Serbisë do t’i zbatojë, në rast se Qeveria e Kosovës nuk e heq taksën ndaj mallrave të Serbisë.

“Kemi përgatitur masat dhe do të shohim që ato masa të mos i godasin serbët e Kosovës. Për këtë shkak, ato masa janë me karakter të kufizuar, por disa masa që i kemi përgatitur janë tepër të fuqishme dhe të mprehta. Nuk do t’i zbatojmë ato deri në përfundimin etakimit në Paris. Detyra ime në Paris është që t’i njoftoj përfaqësuesit e Evropës, pra, Gjermaninë, Francën dhe kancelaren Merkel dhe presidentin Macron, për përgjigjen e Serbisë pas 9 muajve të taksave anti-civilizuese dhe të paligjshme”, është shprehur Vuçiç.

Ai e ka uruar Listën Serbe për fitoren e kandidatëve të saj në zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës,dhe siç ka thënë ai ‘që kanë arritur ta ruajnë unitetin” e popullit serb në Kosovë.

Vuçiç i ka komentuar edhe paralajmërimet se fituesit e zgjedhjeve për kryetar të katër komunave të veriut të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, janë të gatshëm të japin sërish dorëheqje.

“U kam thënë që ta bëjnë punën e tyre dhe të mos nguten. Ne po përgatitemi që t’ju njoftojmë me vendimet tona pas Parisit. Unë e di që plot njerëz në Kosovë i presin gabimet tona fatale, në mënyrë që ta kapin veriun”, ka thënë Vuçiç.

Marko Gjuriç, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka theksuar se kryetarët e zgjedhur të komunave të veriut, do t’i ushtrojnë funksionet e tyre derisa nuk paraqiten pengesat për ta.

“Kjo do të ndodhë vetëm deri në qoftë se nuk pasojnë presionet e reja politike, ekonomike dhe të sigurisë, të cilat veprimin e tyre në ato pozita do ta bënin të pakuptimtë. Në atë rast, natyrisht që ata do t’i braktisin pozitat e tyre”, ka thënë Gjuriç.

Ai ka shtuar se në takimin me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, atyre u është ripërsëritur qëndrimi se shteti i Serbisë, me të gjitha mjetet në dispozicion do ta mbrojë popullin serb në rast të rrezikimit të dhunshëm të sigurisë së tij dhe të mbijetesës në Kosovë.

Në takimin me presidentin e Serbisë, Vuçiç, kanë qenë të pranishëm lideri i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe nënkryetari i kësaj partie, Dalibor Jevtiç. Në mesin e të pranishmëve ka qenë edhe Milan Radojçiç, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës, për shkak të dyshimit për përfshirjen e tij në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, në janar të vitit 2018.

Takim i formatit të njëjtë, herën e kaluar ishte mbajtur më 27 shkurt, pasi që liderët politikë të serbëve të Kosovës kishin vendosur të bojkotojnë institucionet e Kosovës./ Burimi: REL

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Tërhiqet kandidati i Bindjes Demokratike për bashkinë e Kamzës

Tërhiqet kandidati i Bindjes Demokratike për bashkinë e Kamzës

Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian flasin për skandalin e tradhtisë

Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian flasin për skandalin e tradhtisë

Video/ Vetëm 10 sekonda, sportisti mposhtet me një goditje

Video/ Vetëm 10 sekonda, sportisti mposhtet me një goditje

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com