InstaBIZ

Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian flasin për skandalin e tradhtisë


               Publikuar në : 16:37 - 24/05/19 |
xhu lia

Familja e famshme Kardashian është tronditur këtë vit, për shkak të skandalit të tradhtisë që përfshiu ish-partnerin e Khloe, Tristan Thompson si dhe miken e familjes Jordyn Woods.

Ajo ishte mikeshë shumë e ngushtë e Kylie Jenner dhe  gjithashtu e motrave të tjera.

Gjatë trasmetimit të promos së radhës së reality show “Keeping Up With The Kardashians” në një moment Kylie është duke folur me Khloe në lidhje me këtë situatë  “Ajo e dreqosi komplet!”, -është shprehur Kylie për Jordyn, ndërsa për të motrën theksonte se e donte shumë.

Gjithashtu në video dëgjohet edhe nëna e tyre Kris Jenner, e cila i drejtohet së bijës Kylie: “Kjo do të ndryshojë marrëdhëniet e tyre përgjithmonë. Për ty dhe Jordyn është një divorc”,-përfundon Jenner./Opinion.al/

 

Pas