Këngëtarja e njohur Rihanna ka nënshkruar pak ditë më parë një kontratë me bashkëpunimi me markën luksoze të modës “LVMH” për të sjellë linjën e saj të veshjeve që do të mbajë emrin ‘Fenty’.
Mirëpo për shkak të angazhimeve të saj në fushën e biznesit, këngëtarja nga ishujt Barbados duket se e ka lënë pas dore muzikën.
Por në një intervistë për “New York Times” ajo është shprehur se është duke punuar për një album të ri duke zbuluar disa detaje lidhur me të.
“Është një album reggae. Nuk po bashkëpunoj me Lady Gagën, pavarësisht se njerëzit mendojnë thjesht sepse më ndoqi në Instagram. Nuk është në plane tani, por nuk jam kundër. As me Drake. Jo këto kohë, nuk e shoh të ndodhë. E sigurtë që jo në këtë album. Nuk e di si do ja vendos emrin dhe nuk e di kur do dali. E quaj R9 sepse kështu e kanë quajtur fansat. Ndoshta do e titulloj kështu. Si mund t’i vendos një emër tjetër kur më kanë ngulitur këtë në kokë?”,-ka thënë RIRI./Opinion.al/