Një person është plagosur me thikë ditën e sotme në plazhin e Velipojës.
Mësohet se i plagosur ka mbetur 62 vjeçari Alfons Ndoka, banues në Velipojë. Ai po trasportohet për në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkoë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuarin autorin e identifikuar si Vate Lisaj, 43 vjeç, banues në Velipojë.
Dyshohet se 43 vjeçari e ka qëlluar Ndokën me thikë pas një konfliti të ndodhur brenda një lokali.
“Me datë 05.05.2019, rreth orës 17:50, në plazh Velipojë, ka ndodhur një plagosje me thikë.
Menjëhere kanë shkuar forcat e policisë të Stacionit të Policisë Velipojë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasi V. L, 43 vjeç, banues në Velipojë.
Nga kjo ngjarje ka mbetur i dëmtuar shtetasi A. N. 62 vjeç, banues në Velipojë, i cili po dërgohet në Spitalin Rajonal Shkodër
Po kryhen veprimet me grup herimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, ka njoftuar policia./ Opinion.al E.Xh.