Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehu nga Durrësi se protestat janë paralajmërim për kryeministrin Edi Rama, pasi mosbindja civile nuk ka nisur ende.
Kryemadhi i ka bërë thirrje Ramës, pasi sipas saj, ai po shkatërron shqiptarët.
“Sot kanë ardhur kaq shumë njerëz. Sot Shqipëria merr mesazh dhe shpërndahet në të gjithë vendin. Kjo bëhet për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të vijnë në Tiranë. Sot jemi këtu dhe nëser do të jemi diku tjetër. Këto nuk janë më protestat e opozitës, janë protestat e shqiptarëve. Nuk ka rrugë tjetër. Është paralajmërim për Ramën. Nuk ka filluar akoma mosbindja civile. Sot protestat në 5 pika kryesore janë për ti thënë Ramës, je akoma vonë, mos vazhdo të provokosh shqiptarët, por tërhiqu.
Një kryeministër që i ka shkatërruar shqiptarët duhet të largohet.”
Opozita po proteston në pesë qarqet kryesore të vendit, duke bllokuar akset rrugore në shenjë proteste kundër qeverisë “Rama”. Opinion.al E.Xh.