Trajneri i ri i kombëtares, Edi Reja ka mbërritur në Tiranë. Prezantimi zyrtar pritet të zhvillohet rreth orës 16:00 në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ai u përzgjodh nga Armand Duka për të pasuar në krye të stolit kuqezi Christian Panuccin. Mes një sërë kandidatësh, Reja është parë si emri i duhur për kombëtaren shqiptare, për shkak edhe të eksperiencës së gjatë si trajner.
Edi Reja është një emër i njohur në futbollin italian. I lindur në vitin 1945, trajneri 73-vjeçar ka drejtuar një sërë skuadrash në Serie A, por edhe në Kroaci. Periudhën më të gjatë të qëndrimit në pankinë, Reja e ka kaluar pikërisht te Napoli në vitet 2005-2009, teksa e ndihmoi këtë skuadër të ngjitet nga Serie C1 në Serie A./Opinion.al