Ajo është një nga motrat e famshme të familjes Kardashian-Jenner dhe padyshim ky është sinonim se është seksi, e famshme dhe e pasur.
Megjithatë Kendall Jenner është shprehur se krahasuar me motrat e saj nuk ndihet e tillë. Në një intervistë që modelja ka dhënë për “The Telegraph” është shprehur se nuk ndihej aq seksi sa motrat e saj dhe gjithashtu se herë pas here nuk përshtatej me familjen e saj.
Gjithashtu ylli i “Victoria’s Secret” është shprehur se në shumë drejtime e ndjen veten ndryshe nga motrat e saj, si dhe i pëlqen të bëjë gjëra që ato nuk i bëjnë.
Megjithatë modelja e njohur theksoi se në familjen e saj është rritur me idenë e të punuarit shumë dhe të gjithë e bëjnë këtë.
Aktualisht pjesëtarët e familjes Kardashian-Jenner vijojnë të ekspozojnë jetët e tyre në një reality-show në SHBA./Opinion.al/