Rudina Hajdari ka kritikuar ashpër Lulzim Bashën, duke folur si një lidere alternative e së djathtës. Sipas Hajdarit, vendimi për djegien e mandateve është marrë në mënyrë autoritare pa u konsultuar me bazën e partisë.
Ajo tha se do të kërkojë së shpejti transparencë për partitë politike që nga financimi deri tek zgjedhja e kandidatëve.
“Nëse nuk qeveris dot shtëpinë tënde nuk mund të qeverisësh vendin”, theksoi zonja Hajdari.
Por a do të krijojë ajo një parti të re politike?
“Nuk është ambienti apo situata për të krijuar parti të re. Ajo që duhet tani është një reformë gjithëpërfshirëse, një reformë në kodin zgjedhor që përfundon me ndryshimin e sistemit”.
“E kam njohur për një kohë ndofta 5 vjeçare, kemi patur marrëdhënie shumë normale. Mendoj se zoti Basha i ka të gjitha parametrat për të qenë lider në rastin konkret është moment i vështirë për Shqipërinë duhet të reflektojmë shumë gjatë për të parë se ku duhet të shkojmë”, theksoi deputetja për marrëdhënien e saj me kryetarin e PD-së./ Opinion.al