Modelja e njohur Gigi Hadid është vlerësuar me çmimin Power of Women nga Variety .
23-vjeçarja është vlerësuar për punën e saj si bamirëse gjatë viteve të fundit si ambasadore e UNICEF-it. Duke shfrytëzuar famë e saj, Hadid ka promovuar në rrjetet sociale apo reklame të ndryshme mesazhe të shumta për një botë më të mirë.
“Po, ne mund të bëjmë bamirësi. Ne mund ti ndihmojmë ata. Çdo donacion shpëton jetë dhe ndihmon njerëzit. Janë qenie njerëzore po ashtu si ne. Bëhuni zë për dikë, mbështesni dikë, inkurajoni dikë, tregoni dikujt se si ata ju frymëzojnë.” tha Gigi. / Opinion.al E.Xh