Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Luftë kundër krimit të organizuar”/ Proda takon Presidentin e Interpol

2025/06/05 at 10:09 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Luftë kundër krimit të organizuar”/ Proda takon Presidentin e Interpol

Policia e Shtetit thellon bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar. Në kuadër të punimeve të Konferencës së 52-të Rajonale të INTERPOL-it, që u zhvillua në Athinë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe me drejtues të lartë të agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare dhe homologët e tij.


Takimin e parë tejet miqësor Proda e zhvilloi me Presidentin e Interpolit, Gjeneral Major Ahmed Naser Al-Raisi.

 “Faleminderit z. President për besimin te Policia e Shtetit, për mbështetjen e madhe dhe suportin tuaj për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, veçanërisht ata që fshiheshin në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ju siguroj për vendosmërinë time, të Policisë së Shtetit dhe shtetit shqiptar, për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër fenomeneve kriminale globale.

Ju ftoj juve, partnerët dhe agjencitë që koordinojnë veprimet policore të mbështesni edhe më shumë Policinë e Shtetit, e cila  tashmë po vepron me profesionalizëm dhe në nivel të barabartë me policitë partnere në aspekte hetimore dhe operacionale”, u shpreh Proda.

Presidenti i Interpolit, Gjeneral Major Ahmed Naser Al-Raisi u shpreh gjatë takimit me Prodën

 “Vlerësoj punën dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar, si dhe vendosmërinë që tregoni për të bashkëpunuar me partnerët pa barriera, vendosmëri e cila ka krijuar një klimë besimi gjithnjë e në rritje për Policinë e Shtetit. Këto elemente do të ndihmojnë së tepërmi në vendosjen përpara drejtësisë të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Interpoli do të vijojë të mbështesë Policinë e Shtetit për të punuar bashkërisht në luftë kundër kërcënimeve globale”.

Po gjatë konferencës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda takoi Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, Valdecy Urquiza, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kombëtare Greke, Gjeneral Lejtnant Dimitrios Mallios, Menaxherin e Projektit EU4FAST WB, z. Antonio Montanaro, si dhe përfaqësues të tjerë të rëndësishëm të sigurisë publike ndërkombëtare.

Gjatë këtyre takimeve, Drejtori i Përgjithshëm Proda theksoi vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të thelluar bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh në fushat prioritare të sigurisë, përfshirë:

Luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit ndërkufitar;

Luftën kundër krimit kibernetik;

Goditjen e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, me fokus të veçantë rrugët nga Amerika Latine;

Kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar;

Forcimin e bashkëpunimit në fushën e formimit dhe shkëmbimit të ekspertizës policore;

Rritjen e kapaciteteve logjistike dhe profesionale të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, Proda gjatë takimeve të shumta që zhvilloi gjatë ditëve të konferencës me homologët e tij, ka theksuar se fenomenet kriminale globale kërkojnë medoemos një bashkëpunim global për t’i luftuar, duke i siguruar që Policia e Shtetit  është e gatshme dhe i ka të gjitha kapacitetet burimore dhe profesionale për të thelluar akoma më tej përfshirjen e saj në skuadra të përbashkëta hetimore dhe operacionale me të gjithë partnerët, për të përmbushur me profesionalizëm detyrimet që burojnë nga misioni ynë në shërbim të qytetarëve dhe ligjit.



Ju sugjerojmë

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Para
Bileta deri në 1 mijë euro për Shqipëri-Serbi, tre të arrestuar në Tiranë

Bileta deri në 1 mijë euro për Shqipëri-Serbi, tre të arrestuar në Tiranë

Opozita kërkon pezullimin e seancës: Keni 55 deputetë në Kuvend!

Opozita kërkon pezullimin e seancës: Keni 55 deputetë në Kuvend!

KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Kukës

KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Kukës
















TE FUNDIT

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
8 Korrik, 2026

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë...

Lexo më shumë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}