Policia e Vlorës ka arrestuar Renato Avdulin, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda e implikon në trafikun e drogës me grupin kriminal të Taulant Haxhiraj.
Sipas prokurorisë 38-vjeçari ish-oficer i policinë në Vlorë ishte pjesë e grupit kriminal që u godit në 2016, ndërsa u arrestua Taulant Haxhiraj dhe u kapën 7 mijë rrënjë kanabis.
Avduli rezulton si një ndër 40 personat e përfshirë në drogën masive të kultivuar në fshatra të Vlorës, ku u zbuluan të mbjella rreth 7 mijë rrënjë, ndërsa 10 tonë të tjerë ishin në proces përpunimi pas korrjes./Opinion.al