Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme veriperëndimore të cilat do të sjellin rreshje shiu në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
Dita e Premte dt 18 Janar 2019: moti do të jetë me vranësira të dendura të shoqëruara me rreshje shiu dhe rreshje bore në Alpe. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 – 2,5 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të vijojnë me rritje .
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -2/7°C
Zonat e ulëta 7/15°C
Zonat bregdetare 8/16°C
E Premte 18 Janar 2019
Kosova për ditën e Premte dt 18 Janar 2019 moti do të jetë me vranësira dhe rreshje të pakta shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -4°C në mëngjes deri në 7°C gradë Celcius në mesditë.
E Shtunë 19 Janar 2019
Dita e Shtunë dt 19 Janar 2019 moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare të cilat do të pasohen nga rreshje shiu të pakta përgjatë zonës perëndimore. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale deri në 20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 – 2,5 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 0/8°C
Zonat e ulëta 8/16°C
Zonat bregdetare 10/17°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari