Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opinion/ Dokumentar i vitit 2005: Shqiptarët e Greqisë

2019/01/07 at 3:45 PM
në -ARKIVA OPINION, Kryesore, Në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Opinion/ Dokumentar i vitit 2005: Shqiptarët e Greqisë

E shtrirë mbi tetë kodra, ashtu si shumë qytete të Europës, Athina është jo vetëm kryeqyteti i Greqisë, por sëbashku me Romën e Jeruzalemin është një ndër tre vendet më të rëndësishme të historisë antike të botës.


Athina është jë vend ku qytetërimi antik njohu shkëlqimin e tij më të madh. 5 mijë vjet më pas, qyteti ruan fare pak ose aspak nga shkëlqimi i tij i dikurshëm, me përjashtim të disa rrënojave në kodrën ku ngrihet Akropoli.

Dhe pikërisht për këtë qytet antik, emisioni “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu ka realizuar një dokumentar më 31.03.2005, ku ndër të tjera vë theksin tek emigrantët shqiptarë.

Në atë periudhë 650 deri në 800 mijë ishte numri i emigrantëve shqiptarë që jetonin në Greqi, të cilët padyshim zinin vendin e parë. Thuhej se 400 mijë persona jetonin në Athinë dhe në rrethinat e saj. Gati 8% e popullatës së qytetit dhe njëkohësisht numri më i madh i shqiptarëve të përqëndruar në një qytet jashtë kufijve të Shqipërisë. Me 400 mijë shqiptarë, Athina duket se ishte kryeqyteti i dytë në botë me më shumë shqiptarë pas Tiranës.

Me 3500 vjet histori dhe nga më të lashtët në botë, Athina vijon të mbetet një nga qytetet më të rëndësishme të Ballkanit. Një qytet që ka lidhje të gjata me shqiptarët. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme greke në atë periudhë, 247 mijë shqiptarë ishin të regjistruar në Athinë dhe rrethinat e saj.

Dora Bakojanis, kryebashkiakja e asaj kohe dhe një ndër personazhet më popullorë politik në vend, ishte e para grua që mori në dorë drejtimin e Athinës. Ajo po ashtu ishte një nga personazhet më të dashur nga emigrantët, të cilët ajo i ka mbështetur jo pak.

Në të vërtetë statistikat dëshmojnë se numri më i madh i ikjeve i takonte kryesisht viteve 1991 dhe 1994. Por një fluks i dytë intensiv ishte regjistruar dhe në vitet 1997-98. Pas 1999 numri i emigrantëve që tentonin të vendoseshin në Greqi ra dukshëm.

Pa ndonjë informacion të veçantë për Shqipërinë komuniste, qytetarët grekë u shokuan nga varfëria dhe mjerimi që po mbërrinte nga kufijtë e tyre veriorë. Imazhet e asaj kohe mbeten ende tronditëse. Pritja e parë qe mbresëlënëse, pasi edhe reportazhet e televizioneve bënin thirrje për të mbështetur këtë popullatë që ikte nga një prej regjimeve më absurde të botës dhe prej një varfërie thuajse afrikane. Por kjo pritje filloi shpejt t’i lërë vendin jo vetëm ftohjes, por edhe mërisë. Një mëri që u bë dominuese dhe që ka lënë ende gjurmë të forta.

Shqiptarët janë përfshirë më shumë sesa një herë në debate publike, ku përçmimi dhe racizmi kanë ngritur kokë dukshëm. Një prej tyre, më publiku, por padyshim edhe më i dhimbshmi ka qenë ai i Odise Cenajt. Ai ishte nxënësi më i mirë i shkollës ku studionte, pranë Selanikut. Sipas një rregulli të vjetër grek, nxënësi më i mirë i shkollës bëhej flamurmbajtësi i shkollës në ditën e parë të fillimit të saj. Por Odise Cenaj nuk do ta mbante kurrë flamurin që i takonte.

Çështja e tij u bë problem i debatuar në më shumë se 3 muaj, duke përfshirë personalitetet më të larta politike. Një vit më vonë Cenaj u largua drejt SHBA-së, ku nga Boston lëshoi deklaratën e parë: “Kam arritur në një vend ku të gjithë të thonë mirëseerdhe dhe askush nuk të pyet për kombësinë”.

Një tjetër problem në atë kohë ka qenë edhe ai i zëvendësimit të emrave. Që të ishe i pranueshëm për pronarin, ndryshimi i emrit ishte hapi i parë. U desh kohë që si shqiptarët edhe grekët ta pranonin se kriminaliteti nuk ka kombësi dhe se një kriminel është thjeshtë një kriminel dhe duhej gjykuar si i tillë.

Por, problematikë ose jo, të detyruar ose jo, emigrantët shqiptarë vijojnë të jenë ende sot një nga faktorët kryesorë të marrëdhënieve mes dy popujve.

*Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së Televizionit Klan për vitet 1998-2012

Etiketa: arkivadokumentaropinionopinion nga blendi fevziushqiptaret e greqise


Ju sugjerojmë

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare
Kryesore

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare

10 Tetor, 2025 4:48 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

GJKKO liron nga burgu Redi Mollën

10 Tetor, 2025 3:52 pm
Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës
Kryesore

Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës

10 Tetor, 2025 3:46 pm
Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta
Kryesore

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta

10 Tetor, 2025 1:09 pm
Vrasja e gjyqtarit, Presidenti zhvillon takime për masat që duhen marrë
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit, Presidenti zhvillon takime për masat që duhen marrë

10 Tetor, 2025 12:35 pm
Kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit: Jeni për t’u vrarë që të gjithë
Aktualitet

Kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit: Jeni për t’u vrarë që të gjithë

10 Tetor, 2025 12:22 pm
Kërcënoi gjykatësit, familja e Gjovalin Shkambit: Babai ishte në gjendje të rënduar
Kronikë

Kërcënoi gjykatësit, burg për xhaxhain e Elvis Shkambit

10 Tetor, 2025 11:53 am
Begaj me trupin diplomatik: Anëtarësimi në BE, çështje e interesit kombëtar
Aktualitet

Pezullimi i dekretit për zgjedhjet në Tiranë, Begaj: Nuk jam bërë pishman…

10 Tetor, 2025 11:44 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn

10 Tetor, 2025 11:21 am
Celibashi:Zhvillimi i procesit zgjedhor në Tiranë në datën 9 nëntor është i pamundur
Kryesore

Celibashi:Zhvillimi i procesit zgjedhor në Tiranë në datën 9 nëntor është i pamundur

10 Tetor, 2025 11:03 am
Para
Lajmi i fundit/ Si u vranë duke drekuar dy punonjësit e bashkisë

Lajm i fundit/ Gjendet e pajetë një grua 30 vjeçe

Foto/ Kambisti i larë në gjak në mes të Tiranës

Video-detaje/ Si u rrah e grabit kambisti 100 m larg komisariatit

18-vjeçarja e bllokuar në aeroport pas arratisjes: Babai do të më vrasë

18-vjeçarja e bllokuar në aeroport pas arratisjes: Babai do të më vrasë
















TE FUNDIT

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike
10 Tetor, 2025

Më 16 tetor është parashikuar të mbahet seanca për shqyrtimin e afateve të mandateve të Gjykatës kushtetuese. Opozita i është...

Lexo më shumë

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte
10 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër Komitetin e Çmimit Nobel pas vendimit të tij për të mos ia dhënë...

Lexo më shumë

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore
10 Tetor, 2025

Elseid Hysaj ka folur në konferencë për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Serbinë. Lojtari i Kombëtares u shfaq...

Lexo më shumë

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare
10 Tetor, 2025

Të shtunën zhvillohet ndeshja me Serbinë dhe të gjithë sytë janë kthyer në Leskovac. Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com