Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krishtlindja, koha kur në tavolinat europiane flitet për politikat e BE-së

2018/12/23 at 1:34 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Krishtlindja, koha kur në tavolinat europiane flitet për politikat e BE-së

Përplasja e përvitshme në darkën e Krishtlindjes

Stephan Beneke është një ekonomist 36 vjeçar i cili punon në një firmë globale për shipping. Çdo Krishtlindje, ai udhëton nga Hamburgu me makinë me familjen në fshatin e Gjermanisë Lindore ku u rrit. Gieseritz është një fshat i fjetur me një kishë. “Ika nga fshati kur mbusha 18 vjeç për universitet. Mezi prita të largohesha nga aty,” kujton ai. Sot, Stephen punon me klientë nga e gjithë Europa. Gjysma e nxënësve në kopshtin e fëmijëve të tij nuk janë gjermanë. “Hamburg është një qytet-port i vërtetë. Është shumë i hapur,” thotë ai. Ndërsa kthehet në fshat për Krishtlindje, atij i bën përshtypje kontrasti. Ata që mbeten janë të vjetër dhe më pak të shkollyar. Shumë angazhohen në ferma. “Pjesa më e madhe kanë lindyr aty. Ata thonë se nuk u pëlqen Europa, nuk ndihen europianë.”


Çdo vit, qytetet e mëdha kthejnë mbrapsht në fshatrat ku janë rritur të rinjtë e zhvilluar dhe të arsimuar. Aty ku jetojnë ende të afërmit e tyre më pak të zhvilluar. Aeroportet britanike kanë ditën më të ngarkuar të dimrit me datë 21 dhjetor. Në Gjermani ka më shumë rrëmujë në datën 22. Në Poloni, fshatarët i shohin me diskriminim të rinjtë që lënë Varshavën gjatë Krishtlindjes dhe kthehen me ushqime të paketuara nga prindërit. Njësoj si Dita e Falenderimeve në Amerikë, Krishtlindja evropiane është koha kur të rinjtë e lëvizshëm ulen në tavolinë me të vjetrit e rrënjosur. Ata konsumojnë darkën e bollshme ndërsa debatojnë për politikë.

“Ne e bëmë Europën, tani duhet të bëjmë europianët.”

Kështu thoshte dikur Jean Monnet. Babai i integrimit evropian do të mendonte që kjo punë ka përfunduar po të shihte z. Beneke që fut valixhet në makinë, ose baristin italian, ose bankierin suedez që mban rradhën në aeroportin e Londrës, ose studentin çek që kthehet në shtëpi pas një semestri në Bolonja.

Këta njerëz flasin një gjuhë të përbashkët. Zakonisht anglisht, dhe shpesh edhe gjuhë të tjera. Banojnë edhe në një mjedis të përbashkët: qendra qytetesh të mëdha ose qytete universitare. Ata u tërhoqën nga këto qytete për shkak të varietetit kulturor dhe vendeve të punës që kërkojnë aftësitë e tyre. Udhëtimet , ekspozimi ndaj europianëve të tjerë dhe kualifikimet akademike janë të tjera të përbashkëta që ndajnë mes tyre. Ata përfitojnë jashtëzakonisht nga integrimi kontinental dhe programet e BE për shkëmbimet tregtare ndërkufitare. Z. Beneke është një nga 9 milion europianët që ka bërë një shkëmbim universitar “Erasmus”. Programi, i cili ka prodhuar gjithashtu rreth 1 milion bebe “Erasmus”, shpjegohet bukur në filmin francez L’Auberge Espagnole. “Jam francez, spanjoll, anglez dhe danez,” thotë Xavier, protagonisti i filmit. “Nuk jam një, jam shumë. Jam si gjithë Europa. Një grumbull i vërtetë”.

Kjo klasë evropiane ka një mbështetje politike. Qytetet dhe qendrat e tjera ku grumbullohen të shkolluarit dhe të zhvilluarit ndryshojnë nga rrethinat e tyre. Partitë e Gjelbëerta pro evropiane po krijohen aty, më së shumti në Gjermani. Kryebashkiakët si Rafal Trzaskoëski në Varshavë, Femke Halsema në Amsterdam dhe Sadiq Khan në Londër janë ndër kundërshtarët më të fortë të populizmit euroskeptik. Emmanuel Macron erdhi në krye të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të Francës vitin e kaluar falë ngjashmërisë së votuesve dhe përshëndeste “Evropën e Erasmusit”.

“Problemi me të arsimuarit është se ata janë një fis që nuk mendojnë se ata janë një fis”

Kështu shprehet me humor David Runciman, një shkencëtar politik në Universitetin e Kembrixhit. Lëvizjet e Krishtlindjes janë një moment i rrallë ku Europa evropiane ndërthuret në masë me Europën nacionaliste. “E dua shkumë babain tim, por ndajmë mendime krejtësisht të ndryshme,” thotë z. Beneke. “Ati jnuk i pëlqen BE sepse thotë se Gjermania paguan shumë dhe nuk duhet të përdori euro. Dhe nuk është i vetmi që ka këtë ,mendim në fshat.” Qytetet po bëhen gjithnjë e më liberale, ndërsa fshatrat bëhen më konservatore. Christophe Guilluy, një gjeograf franceze, pajtohet, duke argumentuar se votat për Lidhjen Veriore Nacionaliste në Italinë Provinciale dhe protestat e fundit të jelekverdhëve në Francë janë vetëm manifestimet më të fundit të thellimit midis rajoneve metropolitane të Europës dhe atyre periferike.

E vetmja gjë që dua për Krishtlindje është BE

Festa e Krishtlindjes, qoftë peshk, derr, patë apo gjeldeti, ndonjëherë degjeneron në debate për euron BE-në, Brexit dhe emigracionin. Ndërsa konsumohet verë, durimi soset.

Në plan afatgjatë, projekti evropian do të ketë sukses vetëm nëse hendeku midis mikpritësve dhe udhëtarëve të Krishtlindjes mbyllet, të paktën pak. Z. Beneke, një lloj Eurofili i vetëdijshëm, zbulon një mundësi. Nëse sezoni festiv ekspozon këtë hendek duke sjellë afër pjesë të ndryshme të Europës, kjo është gjithashtu një shans për ta shëruar atë disi: Për të bërë kompromis ju duhet të kuptoni, dhe që të kuptoni duhet të flisni. Hapi i parë është të flasësh.”/Përshtati: Elena Lika – Opinion.al

Etiketa: bashkimi europiankrishtlindjepolitikat europiane


Ju sugjerojmë

Berisha: Diella, një avatar bosh pa asnjë qelizë të urtësisë artificiale
Kryesore

Berisha pas heqjes së Non-Grata nga SHBA: Unë erdha, u krye

11 Qershor, 2026 11:01 am
Berisha: Ndërhyrje te pensionet dhe rrogat e ulëta kur PD të rikthehet në qeveri
Kryesore

SHBA i heq “non grata” Sali Berishës

11 Qershor, 2026 10:39 am
Balla-PD: Nuk do i votojmë 4 projektligjet që keni sjellë
Kryesore

Balla-PD: Nuk do i votojmë 4 projektligjet që keni sjellë

11 Qershor, 2026 10:36 am
Call center në Tiranë/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, në hetim 49 punonjës
Kronikë

Call center në Tiranë/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, në hetim 49 punonjës

11 Qershor, 2026 9:54 am
Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 11 qershor 2026

11 Qershor, 2026 8:27 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

11 Qershor, 2026 8:26 am
Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
-U tha në Opinion

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

10 Qershor, 2026 11:33 pm
 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…
-U tha në Opinion

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…

10 Qershor, 2026 11:27 pm
Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
Aktualitet

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

10 Qershor, 2026 10:19 pm
Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit
Aktualitet

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit

10 Qershor, 2026 9:39 pm
Para
Sërish tërmete të forta, epiqendra në thellësinë e detit Jon

Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja epiqendra

Rrëfehet Joni Peçi: “Historia e familjes time e internuar në diktaturë”

Rrëfehet Joni Peçi: "Historia e familjes time e internuar në diktaturë"

Muzikanti i famshëm operohet në tru, duke i rënë kitarës

Muzikanti i famshëm operohet në tru, duke i rënë kitarës
















TE FUNDIT

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit
11 Qershor, 2026

SHBA-të kanë konfirmuar se kanë kryer një sulm ndaj anijes Jalveer me flamur të Guinea-Bissau. Komanda Qendrore (Centcom) thotë se...

Lexo më shumë

Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë

Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë
11 Qershor, 2026

Gjykata e Posaçme  shpall fajtore 14 xhihadistë, shtetas shqiptarë të cilët kanë shkuar në siri për të luftuar krah ISIS....

Lexo më shumë

Paralajmëron Trump: SHBA do godasë “shumë fort” Iranin sonte

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
11 Qershor, 2026

Donald Trump thotë se SHBA-të do ta godasin Iranin “shumë fort sonte” në një postim të ri në Truth Social....

Lexo më shumë

Serbi u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA, BE paralajmëron rrezik sigurie

Serbi u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA, BE paralajmëron rrezik sigurie
11 Qershor, 2026

Që nga fillimi i këtij viti, Qeveria e Serbisë u ka dhënë shtetësi katër herë më shumë shtetasve rusë sesa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}