Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

LIVE/Studenti-Ramës: Ai të vriste në Bulevard, por ti po na vret shpresën!

2018/12/19 at 12:02 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
LIVE/Studenti-Ramës: Ai të vriste në Bulevard, por ti po na vret shpresën!

Një student e ka bërë për ujë të ftohtë Kryeministrin Edi Rama në auditorin e Universitetin e Vlorës. “Z.Rama ju keni thënë se ai të vret në bulevard (Berisha) por ju po na vrisni shpresën”, i tha studenti i revoltuar.


Më tej u shpreh “u the shokëve të mi,atyre që dolën, komunistë. Unë desha të largohem bashkë me ta. S’mund të na pranojmë këtë. Na thuaj gjëra konkrete këtu. Na thuaj si do zgjidhen problemet tona. Kam menduar disa herë që të iki nga Shqipëria”.

Andi Bërdëllima: Jam student i Drejtësisë. Të gjithë ata që vijnë këtu shprehin atë pjesën e vet politike. Ne ju bëjmë një pyetje dhe ju flisni me përgjigje politike, që për ne nuk janë përgjigje, ne duam përgjigje konkrete.

Rama: Çfarë përgjigje do ti? Më thuaj ti, çfarë do bëjë për pikën e parë.

Andi Bërdëllima: Unë do ta shfuqizoja ligjin për arsimin e lartë. Pse? Sepse unë ka tre vjet që studioj për Drejtësi dhe nuk doja të vija, doja Sociologji. Nuk është faji im që vazhdoj një degë që nuk e dua. Unë jam me mesatare 9.1, motra ime këtu në krah e ka 9.7. Ne paguajmë: 200 mijë unë e 200 ajo, plus librat. Prindërit i kam pa punë, këtë mund ta vërtetojmë kur të doni. Kur vini ju këtu thoni do bëjmë këtë do bëjmë këtë, unë nuk marr vesh asgjë.

Vijnë studentët këtu dhe ju u quani komunistë, pse i quani komunistë? Edhe unë me gjithë shpirt doja të dilja me ata atje…

Rama: Dil

Andi Bërdëllima: Ua thashë këtë si shpresa e fundit. Vërtet ai të vriste në bulevard, por ju të vrisni shpresën. Tani po na vrisni shpresën!

Rama: Tani do më dëgjosh apo do dalësh?

Andi Bërdëllima: Do të dëgjoj njëherë (studentët qeshin)

Rama: Çfarë ka për të qeshur?

Andi Bërdëllima: Unë nuk po qesh. Kryeministri është më i fortë kur është në opozitë. Kur flasim ne nuk duhet duartrokitur, sa flet kryeministri duhet duartrokitur, sepse kur duartrokitet atëherë ndihet që është pak në opozitë. Me vjen shumë rëndë që jam këtu në Shqipëri. Kam pasur disa raste për të ikur jashtë . Më mirë të pastrosh haletë jashtë dhe tja japësh taksën atij, kur e di që të vlerëson, të gjitha shërbimet janë gati. Nëna ime kishte probleme me sytë dhe kur vajti për të lënë takim tek okulisti ja lanë 2 muaj më pas. Pse? Sepse nuk kishte radhë. Na përmendi radhën e qumështit në kohën e Enverit. Ja ku është radha sot. Të shoksh edhe të OSHEE, prap ke radhë. Këto janë shërbimet këtu.

Ju thoni legalizim falas. Babai im mori kredi që morëm çertifikatën pas dy vjetësh që kishim aplikuar.

Rama: Ta shpjegoj unë, mbarove? Unë nuk ju thashë komunista. Nuk jemi në kohën e komunizmit as në bunker. Njerëzit mund të ikin ose mund të vijnë. Jo unë por një superfuqi të vijë këtu nuk e bën Shqipërinë Gjermani as për 5 vjet e as për 10 vjet. Nuk të ofron dot Shqipëria Gjermaninë ty. Është kollaj të thuash këta e kanë fajin, por nëse i marrim gjërat me fakte, krahasuar me ku ishim ku e ku, por krahasuar me ku duam të jemi, jemi ku e ku.

Për të marrë mikrofonin dhe për ti bërë kryeministrit karshillëk është kollaj por nuk zgjidh asgjë. Jeni kapur me ato 8 pika, që nuk dihet kush jua ka vënë, patjetër, por ultimatume nuk ka! Fare! Nuk funksionojnë, çështja është të zgjidhim problemet.

Studenti i përmend shtëpinë në Surrel

Rama: Ku e gjete Iphone, më fal qenka më i madh!

Studenti Andi Bërdëllima: E fitova në një organizatë ..

Rama: Qetësohu thjesht të pyeta për kuriozitet. Kjo është dita juaj.

Andi Bërdëllima: Meqë më pyete po të pyes dhe unë për kuriozitet po për shtëpinë në Surrel? Unë e justifikoj timen por ju si e justifikoni kur keni deklaruar se keni 2 mijë euro.

Rama: Mos bëj Saliu të keqen vëllai. Në Vlorë mund të pranojmë ti nxjerrim sytë njëri tjetrit, por tia nxjerri sytë të bregut këtu. Me mua lufto sa të duash dhe vetëm shëndet të bëhet por mos u bëj si Saliu. Mos e tepro!

Etiketa: po na vrisni shpresenramastudentvlore


Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti
Kryesore

Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti

24 Qershor, 2026 2:22 pm
Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi
Kryesore

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

24 Qershor, 2026 1:14 pm
“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
Aktualitet

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

24 Qershor, 2026 11:50 am
“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
Kryesore

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

24 Qershor, 2026 10:38 am
Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Kryesore

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

24 Qershor, 2026 10:13 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Para
Gjendet një trup i pajetë në Liqenin Artificial

Përplaset për vdekje një 12-vjeçar, drejtuesi i mjetit largohet nga vendi

Studentët thirrje për tryezë studentore: Rama, nuk je i mirëpritur

Rama: Ju po e çoni protestën për lesh, ça do ju bëj unë, magji të zezë?

Live/ Rama-studentëve: Nuk ka ultimatume me mua, asgjë s’do fitoni

Studenti e pyet për shtëpinë në Surrel, Rama: Mos e tepro
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}