Senati Akademik i Universitetit Bujqësor të Tiranës bën me dije në një deklaratë për mediat se ka marrë masat për rishikimin e kushteve të studentëve.
Senati i UBT shprehet se janë impenjuar maksimalisht për të plotësuar 8 pikat e studentëve duke ngritur edhe grup pune me pedagogë, ekspertë financash dhe studentë.
Universiteti Bujqësor përmbush edhe një pikë tjetër në kërkesat e studentëve, ajo për rritjen e përfaqësimit të tyre në senatin akademik nga tre në pesë studentë.