Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kina bojkoton Dolce&Gabbana, brand-i kërkon ndjesë për reklamën raciste

2018/11/25 at 9:59 AM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 2 min
A A
Kina bojkoton Dolce&Gabbana, brand-i kërkon ndjesë për reklamën raciste

Dolce & Gabbana ka shkaktuar mjaft polemika me fushatën e saj më të fundit në rrjetet sociale. Seritë e videove “Të hash me shkopinj” janë akuzuar për racizëm. Brand-i i njohur italian u tërhoq edhe nga shfaqja që do të jepte në Shanghai në datën 21 nëntor pasi publikoi video me hashtag #DGlovesChina dhe #DGTheGreatShow. Megjithatë, fushata është konsideruar raciste sepse mbështetet në stereotipe kineze.


Dolce & Gabbana i shpërndau videot në rrjetin social kinez Weibo  për të promovuar shfaqjen e 21 nëntorit. Tashmë videot janë hequr nga aty por qarkullojnë ende në Instagram. Në video shihet një modele kineze e cila po përpiqet të hajë ushqim italian si pica, pasta dhe kanoli me shkopinj, dhe ka vështirësi. Në videon me kanoli rrëfyesi madje e pyet modelen edhe “A është shumë i madh për ty?”

https://www.youtube.com/watch?v=KvSVYphuDYo

Kritikët e kanë konsideruar raciste edhe për shkak të elementëve të tjerë të përdorur në video që janë qartësisht “të vjetra dhe stereotipe”. Pamja cliche e modeles, titrat dhe fakti që i quajnë shkopinjtë “shkopa të vegjël” i ka bërë kinezët të mendojnë që Dolce & Gabbana po tallet me vendin e tyre. Kina ka reaguar me protesta dhe hashtagu “Bojkotoni Dolcen” u bë popullor në rrjetet sociale. Disa madje kanë kërkuar edhe që brand-i të kërkojë falje.

Dolce & Gabbana ka reaguar dhe ka thënë se rrjetet e tyre sociale kanë qenë të hakuara. Ata janë shprehur se nuk gëzojnë veçse respekt për Kinën dhe popullin kinez. Megjithatë, falja nuk ka mjaftuar për tregtarët kinezë që ende ndihen të ofenduar dhe janë tërhequr nga marka. Nga e premtja, veshjet dhe aksesorët D&G nuk ishin më të disponueshme në faqet online të blerjeve.

Akuza të mëparshme

Kjo nuk është hera e parë që Dolce & Gabbana akuzohet për racizëm dhe diskriminim. Stefano Gabbana ka bërë edhe disa deklarata kundër homoseksualëve që adoptojnë fëmijë.  Ai gjithashtu është tallur me njerëz të famshëm dhe veshjet e tyre, si Lady Gaga, Miley Cyrus, Selena Gomez dhe upërball me kritika pasi veshi zonjën e parë Melania Trump./Opinion.al

Etiketa: bojkotdolce gabbanakinaracizemstereotipe


Ju sugjerojmë

Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 30 gusht 2025

30 Gusht, 2025 8:33 am
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 29 gusht 2025

29 Gusht, 2025 8:29 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 28 gusht 2025

28 Gusht, 2025 8:44 am
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 27 gusht 2025

27 Gusht, 2025 8:34 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 26 gusht 2025

26 Gusht, 2025 8:28 am
Para
1913, ja ç’thoshte ish-ministri austro-hungarez për ndarjen e Shqipërisë

1913, ja ç'thoshte ish-ministri austro-hungarez për ndarjen e Shqipërisë

Sarandë/32 kilogramë drogë në bagazhin e BMW X5, tre persona në pranga

Sarandë/32 kilogramë drogë në bagazhin e BMW X5, tre persona në pranga

U varros me nderime, gafa e Rudina Xhungës me personazhin që është gjallë

U varros me nderime, gafa e Rudina Xhungës me personazhin që është gjallë
















TE FUNDIT

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro
13 Tetor, 2025

Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë, e cila emocionoi të gjithë kombin, për moderatoren Viola Spiro ka patur edhe një përfitim...

Lexo më shumë

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac
13 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion” Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka rrëfyer emocionet e përjetuara pas fitores ndaj Serbisë....

Lexo më shumë

“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë

“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë
13 Tetor, 2025

Kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, i pranishëm në stadiumin Leskovac më 11 tetor, ka treguar një bashkëbisedim...

Lexo më shumë

Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…

Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…
13 Tetor, 2025

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka folur në emisionin “Opinion” festën e kombëtares pasi arriti të fitonte në Serbi. Duka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com