Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Kristo Qirici, Shkëlzen Kraja, Shkëlqim Pepa dhe Ilir Lazri.
Vendimi u mor këtë të shtunë, duke konfirmuar masën e mëparshme të sigurisë për katër të pandehurit, të cilët po hetohen për përfshirje të dyshuar në veprimtari të ndryshme kriminale.
Sipas të dhënave hetimore, disa prej tyre dyshohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në kultivimin e kanabisit në zonën e Sarandës gjatë periudhës 2019–2021, si dhe në trafikimin e lëndës narkotike drejt Greqisë.
















