Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë në Pishkash, ku një furgon ka dalë nga rruga dhe ka rënë 40 metra në humnerë. Sipas policisë, bëhet fjalë për një furgon mallrash me targa AA 369 UF.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona që ndodheshin në mjet, shoferi me iniciale M.M. 32 vjeç dhe dy pasagjerët E.M. 22 vjeç e K.Ç 31 vjeç.
Ata ndodhen në gjendje të rëndë, thotë policia, dhe janë dërguar në spitalin e Librazhdit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.