Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protestë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, Kurti kritikon Odën Ekonomike

2025/05/29 at 10:20 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata

Derisa përfaqësues të bizneseve kanë filluar t’i bllokojnë hyrjet në kryeqytet në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Odën Ekonomike të vendit duke thënë se ajo “nuk ka bërë asgjë” për t’i përgatitur ato për këtë proces.


Vendimi i rregullatorit të energjisë për liberalizimin e tregut të energjisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor.

Përfaqësuesit e bizneseve thonë se janë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, pasi nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për këtë ndryshim. Ata kërkojnë që ky vendim të shtyhet për një vit.

Mëngjesin e së enjtes, ata filluan të bllokojnë hyrjet në Prishtinë në Veternik, te rrethi i Flamurit, te qendra Dukagjini në rrugën drejt Fushë-Kosovës, në rrugën drejt Mitrovicës, si dhe në rrugën nga Podujeva, te Sharbani (Vranjevci).

Vendimi nënkupton se të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.

Vendimi përfshin kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.

Duke folur në një mbledhje të Qeverisë në detyrë, Kurti tha se shtyrja e zbatimit të liberalizimit të tregut “nuk i zgjidh” problemet e bizneseve.

“Oda Ekonomike e Kosovës, që do të duhej të qëndronte pranë bizneseve për t’u [përballur me realitetin e ri, sot po tenton t’i bllokojë rrugët vetëm me një kërkesë; shtyrjen e zbatimit të liberalizimit të tregut. Shtyrjen po e kërkojnë me arsyetimin se do të përgatiten për një vit, duke injoruar faktin se nga ana e tyre nuk kanë bërë asnjë përgatitje për tetë vjetët e kaluara, përderisa shtyhej ky proces”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë Kurti, duke iu drejtuar përfaqësuesve të bizneseve, tha se “ajo çfarë Oda Ekonomik e Kosovës nuk po u tregon se plotësimi i kërkesës së tyre nuk e zgjidh problemin, por veçse e bartin koston e energjisë të këtyre 1.200 ndërmarrjeve te faturat e secilit prej jush”.

“Për t’i mbrojtur 1 për qind të ndërmarrjeve më të fuqishme në kurriz të 99 përqindëshit dhe familjeve mbarë Kosovës, ata po duan të bëjnë barrikada në hyrjet e Prishtinës. Koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar, ne i kemi hequr ato kudo”, shtoi ai./ REL



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Shpërthimi pranë burgut të sigurisë së lartë në Fushë Krujë/Policia: S’ka të lënduar

Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, ndodhi në ambientet e rrethimit të jashtëm

Arrestimi i ish-deputetit të PS, Bardhi: Vërteton që Rama është marr peng nga bandat

“Zgjedhjet u shkallmuan”/ Bardhi: E keni kthyer Kuvendin si pronë private

Rama takon Elmar Brok në Gjermani: Vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë…

Rama takon Elmar Brok në Gjermani: Vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë…
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}