Mediat turke kanë bërë të ditur se moderatorja shqiptare është në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të parë me bashkëshortin, aktorin turk Tolgahan Sayisman.
Mësohet se lajmi i shtatzënisë ishte një surprizë për çiftin e njohur, pasi e zbuluan vetëm dy javë më parë në spital gjatë një kontrolli rutinë që bëjnë gjithmonë .
E ndërkohë që lajmi mori dhenë në Turqi dhe në vendin tonë, Almeda e ka pranuar për “revistaëho.com” se lajmi është i vërtet dhe se është shumë e lumtur.
“Jam shumë e lumtur, Zoti do të na bekojë me një fëmijë”, – është shprehur Almeda e cila është në javët e para të shtatzënisë.