Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është paraqitur në prokurorinë e kryeqytetit për të dhënë dëshminë pas padisë së Taulant Ballës për shpifje dhe fyerje për rastin e Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajës (djali i deputetit). Lideri demokrat është futur në ambientet e prokurorisë në orën 12:15 minuta, ndërsa do të japë dëshminë e tij si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes para prokurores Elsa Miha. Basha u fut i vetëm në prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë.