Mendimi më i përhapur në shoqëri është se Hip Hopi është një rrymë muzikore e bazuar mbi rimimin me shpejtësi mbi një bazë muzikore. Në të vërtetë kjo është një nga shumë aspektet e tij: një zhanër muzikor me karakter urban dhe protesta e njohur si rap. Në të vërtetë Hip Hopi është kulturë që përfshin disa rryma rrugësh dhe që shkon përtej të kënduarit. Bëhet fjalë për një lëvizje kulturore të lindur në dekadën e viteve 70 në rrugët e distriktit të Bronksit në Nju Jork si përgjigje ndaj situatës shtypëse, në të cilën jetonin afro-amerikanët të mbledhur në një lloj getoje moderne. U popullarizua dhe u përhap që nga momentet e para dhe aktualisht kjo nënkulturë përkufizohet përmes katër manifestimeve kryesore: DJ-it, grafitëve, MC dhe Break-Dance-it. Po ju tregojmë sekretet e këtyre 4 zhanreve që përbëjnë poezinë e rrugës.
DJ ose Disc- Jockey është ai që krijon dhe riprodhon pjesë muzikore në një shtrat përzierjesh. Në vitet 70 filloi të eksperimentohej në përzierje muzike. Prodhimi i DJ është pjesë themelore brenda rapit dhe shërben si bazë për rimën e MC-së. Një teknikë e zakonshme e përdoruar nga DJ është “scratching”, e cila konsiston në lëvizjen para dhe pas të pllakës në mënyrë të vazhdueshme, ndërkohë që krijohet një tingull tranzicioni mes ritmeve. Në fakt pllakat e përzierjes janë të destinuara për këtë funksion dhe këngët janë të arkivuara në arkiva digjitalë.
Grafiti u zhvillua para shfaqjes së Hip Hopit si kulturë. Konsiston në përdorimin e pikturës për të ngjyrosur dhe vizatuar imazhe dhe tekste mbi një mur. Normalisht teksti i korrespondon firmës së autorit, por mund të jetë edhe një tekst më abstrakt ose krijues. Qëllimi është të ndikojë vizualisht dhe të tërheqë vëmendje në të njëjtën mënyrë ashtu si e bën rapi. Kjo teknikë konsiderohet art falë punës së artistëve të grafitit si Banksy ose si Shepard Fairey.
MC është, ashtu si njihet, njeriu që interpreton zhanrin muzikor të njohur si rap që lindi nën ndikimin e soulit, funk-ut dhe madje të disa ritmeve latine. Reperat ose MC-të përdorin një lirikë fluide për të transmetuar pakënaqësinë sociale dhe moskonformizmin në një kontekst të luftës së klasave të trashëguar qysh prej fillimit. Me zhvillimin e tij, rapi ka humbur pjesë të esencës së tij dhe ka evoluar në një degë të muzikës komerciale që prek tema më të rëndomta me repera si Eminemi ose SFDK.
Breakdance është një formë, në të të cilën b-boys ashtu si i njohin njerëzit, praktikojnë këtë aktivitet dhe që kërcejnë rapin. Të rinjtë që e praktikojnë grumbullohen në një rreth dhe kërcejnë njëri pas tjetrit ose me partnerë përballë të tjerëve. Hapat e tyre më karakteristike përfshijnë ruajtjen e ekulibrit përgjatë disa sekondave mbi duar dhe kokë ose duke u rrotulluar mbi dysheme me shpinë. / bota.al