Një distopi është një ëndërr e keqe, njësoj si utopia është një e mirë—këto janë vende që nuk ekzistojnë. Një botë e populluar nga makina të fuqishme nuk është më një ëndërr. Ne po e jetojmë atë. Ne në fakt kemi jetuar në këtë botë me kohë. Pyetja se si të jetojmë me këto makina ka qenë përherë në zemër të politikës moderne.
Gandi nuk qe i vetmi që e shihte demokracinë perëndimore si të dominuar nga makina politike. Max Weber, sociologu i famshëm gjerman që ishte bashkëkohës i Gandit, mendonte njësoj. Diferenca mes tyre ishte se Weber e kuptonte se mund të bënte fare pak ndaj kësaj problematike. Ai e pranonte se demokracia moderne duhet t’i përkulej mekanikës dhe teknologjisë. Partitë politike qenë “makina”— konstruksione të pashpirt. Burokracia ishte një “kafaz i hekurt”. Ndryshe ga Gandi, Weber mund të imagjinonte vetëm këtë rrugë për shoqërinë tonë për të funksionuar, pra përmes këtyre strukturave të mëdha dhe të pashpirt. Ai e bëri politikën e demokracisë një çështje të huaj për njeriun e zakonshëm. Çfarë na dha zë neve në fakt na shndërrroi ne në një makineri. Kjo, për Eber, qe gjendja moderne.
Jeremy Bentham, filozofi dhe reformatori demokrat që shkruajti një shekull përpara Gandit dhe Weber, u përqesh nga kritikët e tij si një “makinë llogaritëse”. Ai duket se e kishte reduktuar politikën në një kërkim për algoritmin e lumturisë njerëzore. Ai shpresonte të zbulonte fijet e duhura për të arritur në këtë pikë. Ai dëshpërimisht kërkonte që politika e kohës së tij të punonte më mirë, të ishte më pak e dhunshme, më pak arbitrare dhe më shumë tolerante ndaj diferencave njerëzore. Kjo do të thotë ta demokratizosh atë. Por njëkohësisht do të thotë ta shndërrosh atë në një urdhër formulues që të jetë i lirë nga paragjykimi. Bentham e pranonte se për ta humanizuar demokracinë më së pari duhet ta dehumanizosh.
Duke shkuar edhe më pas në kohë, definimi i politikës moderne është piktura e një roboti. Vjen nga mesi i shekullit të 17. Në veprën e madhe të Hobbes, Leviathani (1651), shteti është përshkruar si një “automation”, që vjen në jetë përmes një principi të lëvizjes artificiale. Kjo gjendje robotike nuk mendon për veten e saj. Nuk ka asnjë mendim veç asaj që i jepet nga pjesëtarët e saj njerëzor. Por nëse struktura është e saktë, një shtet modern mund ta shndërrojë inputin e një njeriu në një produkt racional duke e zhveshur atë nga kapaciteti për të ushqyer dhunshëm mosbesimin. Roboti i Hobbes ishte i frikshëm, aq i frikshëm sa që çdo individ duhet të mendohej dy herë nëse do të vepronte kundër tij. Por gjithashtu ishte dhe qetësues. Kjo botë moderne është plot me çdo lloj makinerish. Kjo është një makinë që është kriujuar për t’u sunduar dhe jo për benefitet tona.
Hobbes e kuptoi se shteti duhet të ndërtohej në imazhin e gjërave që ai donte të kontrollonte. Ai duhet të dukej si njeri pasi nëse nuk do të kontrollonte njeriun do të qe i padobishëm. Por njëkohësisht duhet t’i ngjante një roboti me fytyrë njeriu. Ky robot duhet të shpëtonte njeriun nga instiktet tona natyrore. Të lënë në pajisjet e tyre, qënia njerëzore ishte i aftë që të zhbënte çdo komunitet politik deri në shkatërrim. Për Hobbes kjo qe një nga leksionet që bota tradicionale na dha; kur politika është e bazuar në ndërveprimin e pandërmjetësuar njerëzor ajo përfundon në dhunë. Të gjithë shtetet antike u shpërbënë në këtë mënyrë. Asgjë tërësisht njerëzore nuk është krijuar për të ekzistuar pafundësisht. Por një makinë moderne mundet të jetë e përjetshme.
Gjithsesi, kishte dy rreziqe të mëdha me shndërrimin e shtetit në një robot të madh. Së pari, ai nuk mund të qe mjaftueshmërisht i fuqishëm. Krijesa të tjera artificiale, më shumë pranë robotit dhe me më pak dorë nga njerëzit mund të ishin më të forta. Së dyti shumë shpejt ajo do t’i ngjasonte shumë shpejt atyre krijesave që do të duhet t’i shpëtonte. Në një botë makinerish, shteti mund të jetë nativ. Mund të jetë tërësisht artificial. Kjo është frika më e madhe e kohës moderne; jo çfarë do të ndodhë kur makineritë të jenë shumë si ne, por çfarë ndodh kur ne do jemi më shumë si robotët.
Makineritë që më shumë frikësonin Hobbes ishin koorporatat. Ne jemi rritur në një ambient që bashkëjeton me koorporatat dhe që ka rreshtur së pari qenien e tyre si të huaj. Por, për Hobbes, ato qenë një lloj tjetër roboti. Ato ekzistonin për shkak të konveniencës sonë, por ato mund të kenë një jetë të tyren. Një koorporatë në një asemblim jonatyror të qenieve njerëzore i jep jetë një jete artificiale në mënyrë që të ketë arsyet e veta të ekzistencës. Rreziku qe se njerit mund të përfundonin duke bërë kërkesat e koorporatës, pra të ishin ato robotët.
Shumë prej frikërave që ne kemi për një botë të ardhshme me Inteligjencën Artificiale mes nesh (AI) janë të ngjashme me frikërat e shekujve të mëparshëm ndaj kooporatave. Koorporatat janë krijesa të njeriut. Ato nuk kanë ndërgjegjie sepse nuk kanë shpirt. Ato janë të afta për të jetuar më gjatë se sa njerëzit. Disa prej tyre duket se janë të pavdekshme. Koorporatat, njësoj si robotët, mund të dalin të paprekura edhe nga shkatërrimet prej dorës së njeriut. Gjatë gjysmës së parë të shekullit të kaluar, shoqëria gjermane shkoi deri pranë vdekjes së saj. Shkalla e shkatërrimit njerëzor ishte e frikshme. Gjithsesi disa koorporata gjermane arritën t’ia dalin dhe nuk u prekën. Dhe sot e kësaj dite janë ende në treg si super koorporata—Allianz, Daimler, Deutsche Bank, Siemens. Pra çmenduria e njerëzve nuk prek këto krijesa.
Njëkohësisht, koorporatat janë të zëvendësueshme. Disa mund të jetojnë përjetësisht të tjera mund të kenë jetë të shkurtër. Njerëzit i krijojnë ato dhe më pas i zhdukin sa hap e mbyll sytë. Pasi koorporatat skanë as jetë edhe as shpirt, pak rëndësi u kushtohet atyre. Disa koorporata nuk janë asgjë më shumë se guaska. Ne i prodhojmë ato edhe pa u menduar gjatë. Vetë koorporatat prodhojnë koorporata të tjera – guaska brenda guaskave- thjesht për ta bërë më të vështirë për njeriun që të kuptojë se çfarë po bëjnë ato. Një nga skenarët më të tmerrshëm të distopive me robotë është se çfarë do të ndodhë kur robotët të vetë-shumohen. Ne pak a shumë e kemi një ide se si mund të jetë- njësoj si bota e koorporatave.
Hobbes besonte se rruga e vetme për të kontrolluar korporatat ishte për të përforcuar shtetin artificial. Ai kishte të drejtë. Përpara shekullit të 18, shteti dhe koorporatat ishin në konflikt për territorin dhe influencën. Dhe nuk kishte asnjë garanci se shteti mund të ishte në krye. Kompania East India mund të ishte më e suksesshme financiarisht se sa shteti në shumë vende të botës. Kjo koorporataë luftoi në disa fronte. Rriti taksat. Sajë këtyre aktiviteteve ajo u bë e fuqishme dhe e pasur. Por ndërsa shteti modern rritej në pushtet dhe autoritet, e veçanërisht në demokratizim me kalimin e dyqind viteve, ai e ka rivendosur autoritetin e tij. Kompania East India u shtetëzua nga shteti britanik në 1858. Marrëveshja e Roosevelt në fillim të shekullit të 20, kur ai theu monopolet e pushtetit të koorporatave të mëdha amerikane, qe një testament i radhës për një shtet të ri demokratik dhe me autoritet. Por nuk qe realisht Roosvelt që e bëri atë. Ishte Roosevlet me fytyrë njeriu në krye të një makinerie politike amerikane. Ky ishte Leviathani në aksion.
Weber kishte të drejtë; demokracia moderne nuk mund t’i shpëtojë makinës. Çfarë Gandi kërkonte ishte në fakt një utopi. Makineria demokratike mund ta ndihmojë njeriun që të të bëjë më njerëzore një politikë demokratike, hë për hë, kjo gjë është arritur.
Një ankesë e dëgjuar shpesh në këtë shekull që jetojmë është se demokracia kontrollohet nga koorporatat dhe pushteti i tyre. Kompanitë e mëdha dhe bordet e tyre kanë influencë dhe para. Ato e bëjnë botën më të pa barabartë, ato shfrytëzojnë planetin tonë, nuk paguajnë taksat. Për shumë koorporata këto shqetësime janë të dëgjuara më parë-sidomos nga bankat dhe kompanitë e naftës. Por nuk janë më bankat dhe nafta që sot për sot janë kompanitë më të fuqishme në botë. Shekulli i 21 i ka kaluar skeptrin e pushtetit tek koorporatat teknologjike si: Facebook, Google, Amazon dhe Apple. Këto kompani janë të reja dhe me fytyra të reja. Ato besojnë se çfarë po bëjnë është e mirë. Ato nuk janë mësuar që të lëvdohen. Shteti nuk është i sigurtë se si të sillet me këto kafshë të reja.
__________
Shkëputur nga libri “How Democracy Ends”. Copyright © 2018 by David Runciman.