Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklarata që detyroheshin të nënshkruanin të burgosurit në Spaç

2018/09/11 at 8:00 PM
në Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
Deklarata që detyroheshin të nënshkruanin të burgosurit në Spaç

Nga Kastriot Dervishi


Në vitin 1982 regjimi komunist shpalli një amnisti të përgjithshme për të dënuarit politikë dhe ata ordinerë. Duke dashur të mos u shpëtojë ky rast, komandant e kampeve e burgjeve u porositën të përpilonin një lloj deklarate që të amnistuarit duhej të nënshkruanin para dosjes nga burgu. Modeli i kësaj shpalljeje është ky i mëposhtmi. Pasi të burgosurit detyroheshin të nënshkruanin, kjo deklaratë vendosej në fashikullin e tyre të burgut, ose në raste të tjera të planifikuara në dosje të tjera formularë ose përpunimi. Ishte një lloj pengu. Ironikisht të dënuarit për faje politike duhej të nënshkruanin diçka të kundërt me vuajtjen e dënimit të tyre.

Deklarata

Unë i dënuari…u njoha nëpërmjet radios, televizorit dhe nga komanda e repartit me dekretin e Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH-së, që shpall amnistinë për personat e dënuar nga ligjet e shtetit për krimet e kryera. Ky dekret tregon vijën e drejtë marksiste-leniniste të partisë, forcën dhe karakterin thellësisht demokratik të pushtetit popullor dhe epërsinë e rendit tonë socialist. Me këtë rast, falënderoj nga thellësia e zemrës partinë e Punës së Shqipërisë, udhëheqësin e madh, shokun Enver Hoxha, Presidiumin e Kuvendit Popullor dhe Qeverinë e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë për këtë akt të madh politik dhe për kujdesin që kanë treguar për riedukimin tonë në kushtet e vuajtjes së dënimit. Premtoj se me të filluar jetën e shtetasit të lirë do të vë të gjitha forcat për të punuar e jetuar ku ka nevojë dhe do ta kërkojë interesi i atdheut, do të jem vigjilent dhe i papajtueshëm ndaj shfaqjeve të huaja dhe atyre që do të shkelin ligjet e shtetit, do të jem një shtetas i denjë dhe i dobishëm i shoqërisë socialiste, kurdoherë i gatshëm dhe aktiv për ndërtimin dhe mbrojtjen e socializmit në Shqipëri, në luftë kundër të gjithë armiqve të brendshëm dhe të jashtëm e po ta lypë nevoja do të jap edhe gjakun dhe jetën time për interesat e larta të partisë e të popullit.

Ish i dënuari…

Spaç, datë 15.11.1982

Etiketa: burgu spacitdeklaratkastriot dervishite burgosurit


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Emri/ Gjendet i vrarë në SHBA, 23-vjeçari shqiptar

Emri/ Gjendet i vrarë në SHBA, 23-vjeçari shqiptar

“Duket sikur ka rënë bomba”, pamje të tmerrshme në Kinostudio

"Duket sikur ka rënë bomba", pamje të tmerrshme në Kinostudio

Kosovë-Serbi, marrëdhënie e vështirë apo e pamundur?

Kosovë-Serbi, marrëdhënie e vështirë apo e pamundur?
















TE FUNDIT

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë
29 Tetor, 2025

Teksa ndodhet në Paris për ‘Forumin e Paqes’, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për ‘Politico’, ku ka folur për përdorimin...

Lexo më shumë

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
29 Tetor, 2025

Një 42-vjeçar, i identifikuar si Keli Hoxha, humbi jetën të martën në kalanë e Beratit pasi u qëllua me thikë...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë
29 Tetor, 2025

Detaje të reja janë dhënë nga gazetari Merin Maçi në emisionin “Opinion” në lidhje me vrasjen e ndodhur të martën...

Lexo më shumë

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
29 Tetor, 2025

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale thotë se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com