Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lira turke, në nivelin e saj më ulët, Ministri i Financave: Është sulm nga forcat e jashtme!

2018/08/13 at 6:29 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Lira turke, në nivelin e saj më ulët, Ministri i Financave: Është sulm nga forcat e jashtme!

Lira, monedha turke ka pësuar rënien më të madhe që njeh historia. Sakaq, Banka qendrore e Turqisë ka nisur planin e stabilitetit ekonomik. Ndërsa ministri i Financave Berat Albayrak e përshkroi rënien e lirës si një “sulm” nga forcat e jashtme.

Banka qendrore e Turqisë njoftoi të hënën se po merrte të gjitha masat e nevojshme për të siguruar stabilitetin financiar pas rënies së Lirës, duke premtuar të ofronte “të gjithë likuiditetin që bankat kanë nevojë”.

Monedha turke arriti një rekord të ulët prej 7.24 kundrejt Dollarit amerikan në tregtinë e Azisë së Paqësorit, kur tregjet u hapën të hënën në mëngjes. Monedha ka humbur më shumë se 45 për qind të vlerës së saj këtë vit.

Shqetësimet rreth ndikimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan mbi ekonominë, duke përfshirë thirrjet e tij të përsëritura për normat e ulëta të interesit përballë inflacionit të lartë dhe marredheniet e përkeqësuara të Turqisë me Shtetet e Bashkuara kanë ndikuar në rënien e madhe.

“Banka qendrore do të monitorojë nga afër tregun dhe formacionet e çmimeve, dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur stabilitetin financiar, nëse konsiderohet e nevojshme”, tha Banka e Turqisë në një deklaratë per mediat.

“Është e qartë se situata e Turqisë është një tjetër rrezik global”, tha Konstantinos Anthis, kreu I ADS. Sipas tij efekti zinxhirë mund të shkojë deri në Meksikë.

“Edhe pse vetë Turqia ka lidhje të kufizuara me pjesën tjetër të botës, një përhapje e krizës në Evropë nëpërmjet ekspozimit të bankave të saj është një shqetësim i madh”, tha më tej ai.

Në një intervistë me gazetën Hurriyet të dielën, ministri i financave Berat Albayrak e përshkroi rënien e lirës si “një sulm”, duke i bërë jehonë komenteve të fundit nga Erdogan.

Nderkohe, Ministria e Brendshme e Turqisë tha të hënën se po merrte masat e nevojshme ligjore kundër postimeve të mediave sociale në lidhje me kursin e këmbimit të dollarit që krijon një perceptim negativ të ekonomisë së Turqisë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, 346 llogari në rrjete sociale që komentojnë për dobësimin e lirës “në një mënyrë provokuese” janë identifikuar që nga 7 gushti dhe ka nisur veprimi ligjor për ti mbyllur ato.

Ndersa, ministri Albayrak hodhi poshtë çdo sugjerim se Turqia mund të ndërhyjë në llogaritë bankare në dollarë, duke thënë se çdo konfiskim ose konvertim i këtyre depozitave në Lira nuk ishte zgjidhje.

Komentet e Erdoganit mbi normat e interesit, së bashku me emërimin e dhëndrit të tij Albayrak, si ministër i Financave kanë intensifikuar shqetësimet se banka qendrore nuk është e pavarur.

Duke folur për përkrahësit në Trabzon, Erdogan hodhi poshtë sugjerimet se Turqia ishte në një krizë financiare, siç janë parë në Azi dy dekada më parë. Ai tha se rënia e Lirës është shkaktuar nga një komplot dhe nuk pasqyronte gjendjen ekonomike të vendit.
“Kjo është stuhi në gotë uji”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk jemi në krizë ekonomike, por është operacion i huaj që po ndërmeret kundër Turqisë.

“Po u drejtohem specifikisht prodhuesve tanë: Mos nxitoni në banka për të blerë dollarë. Mos merrni një qendrim duke thënë ‘Ne jemi të falimentuar, ne jemi të mbaruar!’ Duhet ta dini se për ta mbajtur këtë komb në këmbë ekonomikisht na duheni ju prodhuesit”, ka deklaruar Presidenti Erdogan.

Marre nga Aljazeera.com
Ne shqip: Opinion.al

Etiketa: lira turkereniesulm i huaj

Ju sugjerojmë

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
Bota

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

3 Shtator, 2025 8:35 pm
Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide
Aktualitet

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

3 Shtator, 2025 7:40 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

3 Shtator, 2025 6:28 pm
PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
Kryesore

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

3 Shtator, 2025 6:11 pm
Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
Kryesore

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

3 Shtator, 2025 5:34 pm
Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…
Kryesore

Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…

3 Shtator, 2025 5:16 pm
Borxhi dhe kriza politike/Franca është në prag të falimentimit
Bota

Borxhi dhe kriza politike/Franca është në prag të falimentimit

3 Shtator, 2025 4:28 pm
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit
Aktualitet

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

3 Shtator, 2025 2:30 pm
Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS
Kryesore

Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS

3 Shtator, 2025 2:15 pm
“Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…
Kryesore

“Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…

3 Shtator, 2025 1:28 pm
Para
Rënia e shpejtë e dollarit; euro në ngritje

A e prek kriza turke Shqipërinë? Sot dollari u rrit ndjeshën në tregun vendas

VIDEO/ Kjo është fytyra e monstrës. Shihni reagimin kur gazetarët e pyesin: Pse i vrave fëmijët?!

Dreka e fundit e vrasësit me familjen dhe videoja e të vrarëve, gazetarja rrëfen detajet e panjohura të masakrës

Motrat elegante të Zogut në Parisin e vitit 1938, çfarë shkruante gazeta franceze për to

Motrat elegante të Zogut në Parisin e vitit 1938, çfarë shkruante gazeta franceze për to

TE FUNDIT

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
3 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sapo ka folur në Zyrën Ovale së bashku me Presidentin polak Karol Nawrocki. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide
3 Shtator, 2025

Kroacia ka asgjësuar 4 ton me domate shqiptare, pasi ato rezultuan të ishin të spërkatura 5 herë më tepër se...

Lexo më shumë

Plazhet më të pistë në Shqipëri

Plazhet më të pistë në Shqipëri
3 Shtator, 2025

Vetëm 14% e plazheve në vend kanë cilësi të shkëlqyer, ndërsa më shumë se një e katërta janë në gjendje...

Lexo më shumë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
3 Shtator, 2025

I pyetur nga një grup i vogël gazetarësh teksa ndodhej në Pekin, nëse lufta në Ukrainë është afër përfundimit, Presidenti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com