Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku i nënshtrohet sot më 3 korrik procesit të vetingut në KPK. Trupë gjykuese në Komision është Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.
Siç raporton gazetari i Panorama, vete kryeprokuroroja Marku nuk eshte prezente, por perfaqesohet nga avokatja. Ne seance ka edhe nje prezence te shtuar te trupes se sigurise, edhe pse Marku mungon.
Relatorja Suela Zhegu thote se Marku ka qene kandidate per KLP dhe se ka dhënë doreheqjen, ndërsa në lidhje me pasurine ILDKPKI raporton se subjekti Arta Marku nuk ka probleme me pasurine.
Relatorja Zhegu thote se KPK ka bere hetim administrativ per pasurine e Markut qe perfshin nje apartament 103 metra katrore me vlere 5 mln leke ne qytetin e Shkodres. Marku ka 50 perqind te apartalemtit te blere me kredi dhe i kane mbetur edhe 2 mln leke per te shlyer.
“Ne lidhje me figuren DSIK ka kryer kontroll dhe ka derguar nje raport i cili e gjen zonjen Marku te pershtatshme per detyren. Vleresimi profesional i kryer nga prokuroria e pergjithshme per Markun ka qene “shume mire nga 2003 deri ne 2016”, tha relatorja Zhegu.
Sipas relatores Zhegu, ne vitin 2016, Marku si prokurore ne Shkoder ka kerkuar arrest me burg per nje shtetas me inicialet A.B. qe akuzohej per drejtim mjeti ne menyre te parregullt. Kjo mase vleresohet si ekstreme, tha relatorja.
“Nga konventat europiane qe i kemi ratifikuar. Subjekti i rivleresimit nuk ka bere nje sthjellim te qarte se perse i pandehuri a.b. duhet te qendronte ne burg per drejtim mjeti ne menyre te parregullt. Kjo mase arresti me burg vleresohet si ekstreme nga KPK gjithashtu”, tha Zhegu.
Sipas relatores, Marku nuk ka derguar shkresa dhe dokumenta qe argumentojne levizjet e saj. KPK i eshte drejtuar prokurorise se pergjithshme per emerimet dhe komandimet ne prokurori, dhe prokuroria e pergjithshme ka argumentuar se keto levizje jane te perkohshme deri ne ngritjen e institucioneve te reja.
KPK vlereson se nuk ka marre pergjigje me argumentim ligjor per keto levizje, githashtu, KPK ka marre ne konsiderate edhe nje kallezim penal per shperdorim detyre ne prokurorine e Durresit e cila ka vendosur mosfillim te hetimit. Ky kallezim ben fjale per Dritan Ginen.
***
Kujtojmë se Kryeprokurorja Arta Marku u zgjodh në postin që mban në seancën parlamentare të 18 dhjetor 2017, mes protestave të shumta të opozitës, e cila hodhi edhe flakadanë në sallën e Parlamentit, teksa Marku betohej. Marku punon në sistemin e drejtësisë prej 15 vjetësh.
Ajo ka punuar kryesisht në Prokurorinë e Shkodrës, ku ka mbajtur detyra si shefe e njësisë së TaskForcës në vitin 2006, zv.drejtuese e Prokurorisë Shkodër deri në vitin 2016 dhe më pas u zgjodh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Kryeprokurorja Marku është subjekt i deklarimit të pasurisë që nga viti 2004, kur ajo ka deklaruar vetëm një shtëpi banimi në pronësi të prindërve të saj me sipërfaqe 55 metër katrorë.
Gjithashtu, ka deklaruar 2 milionë lekë kursime në emër të nënës së saj, 108 mijë lekë pension i babait si edhe 900 mijë lekë pagë nga puna si prokurore. Në vitin 2005, Marku ka deklaruar vetëm pagën e saj dhe të bashkëshortit, ashtu sikurse në vitin 2006. Ndryshim bën deklarata e pasurisë në vitin 2007, ku Marku deklaron një apartament prej 103 metrash katrorë me një vlerë prej 5 milionë lekësh, në bashkëpronësi me bashkëshortin.
Ajo ka deklaruar edhe dy kredi afatgjata me vlerë 6.732.704 lekë deri më datë 11.07.2022 si dhe një tjetër kredi me vlerë 916.457 lekë për pesë vite. Në vitin 2012, Marku ka deklaruar 100 mijë lekë të kursyera nga të ardhurat në çift, të ardhurat si prokurore dhe pedagoge, përkatësisht në vlerat 1.400.461 dhe 61.560 lekë, si dhe pagën e bashkëshortit në vlerën prej 886.724 lekësh.
Gjithashtu, ka deklaruar tri kredi, një për blerje shtëpie, një kredi konsumatore dhe një të tretë për blerjen e pajisjeve shtëpiake. Dy kreditë e para ishin marrë në 2007-ën, njëra me vlerë 6.732.704 lekë dhe tjetra 916.457 lekë, ndërsa kredia e tretë me një vlerë prej 109.600 lekësh. Në vitin 2016, Marku ka deklaruar një tjetër kredi me vlerë 2.700.000 lekë, e cila ka shërbyer për mbylljen në kohë të kredisë së parë./Panorama