Shumë pikëpyetje ngrihen mbi gjetjen të pajetë të shoferit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ngjarja që ndodhi sot në ambientet e Gardës së Republikës është e rëndë: Viktima është punonjës i këtij institucioni, 31 vjecari Shkëlzen Qordja.
Edhe pse nuk është dhënë informacion zyrtarisht, në media po infiltrohen lajme nga policia sikur bëhet fjalë për vetëvrasje, kur hetimet janë vetëm në hapat e parë. Kjo i shton edhe më shumë dyshimet nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje?
Ja çfarë shkruan deputeti demokrat Ervin Salianji
Kush do të hetojë për zbardhjen me plumb pas koke të shoferit të Ministrit të Brendshëm? Për shkak të rrethanave Ministri është në rrethin e parë të personave që duhet të hetohet. Kush do ta hetojë atë, vartësit do hetojnë eprorin?!
Shumë rastësi bëjnë një ligjësi. Nga lidhja me mafian tek informacionet konfidenciale gjithcka e bên të tmerrshme këtë histori.
Ndoshta, por kush do të hetojë të vërtetën!
Besimi i shqipëtarëve tek drejtësia kalon nēpër këto momente dhe nuk është e rastit që ka humbur plotësisht. Realiteti i shqiptarëve i ka kaluar imagjinatën e serialeve të famshme të Games of Thrones apo House of Cards, jeta e qytetarëve shpjegohet vetëm me skenarë filmash, ka kaluar çdo imagjintatë realiteti.