Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjëra që nuk u duhen thënë agjëruesve

2018/05/27 at 10:25 AM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjëra që nuk u duhen thënë agjëruesve

Vehap Kola


Në epokën e konsumit, kur mirëqenia është sinonim i një standardi jetese të përcaktuar nga shkalla e përmbushjes së dëshirave të gjithëfarllojshme, është e kuptueshme që një pjesë e njerëzve të habiten nga vendimi i miqve apo të afërmve të tyre për të agjëruar. Abstenimi nga ushqimi, të pirët dhe nevojat fiziologjike nga agimi deri në mbrëmje veçanërisht në vende me klimë nxehtë duket një sjellje vetëkonsumuese. Megjithatë, në vend që habia të na nxisë të mësojmë se cfarë i shtyn këta njerëz të heqin dorë nga të ngrënët e të pirët, ne shqiptarëve na ngjall një shpërthim të drejtpërdrejtë gjykimi: “je në vete që tkurr barkun kot gjithë ditën?”, “të ka lënë mendja?!” etj. Një qasje krejt tjetër do të ishte më ndihmuese për miqtë apo të afërmit tuaj që janë duke agjëruar gjatë këtij Ramazani. Ja disa gjëra që nuk është e nevojshme t’u thuhen agjëruesve:

  1. Pra, 30 ditë rresht nuk do të hash as nuk do të pish asgjë?

Nëse një koleg apo mik i juaji ka nisur të agjërojë, është më mirë që përpara se t’i shtroni këtë pyetje të pakuptimtë, të bëni një kërkim të shpejtë në internet për të kuptuar konceptet bazë të agjërimit. Nëse dikush do të qëndronte 30 ditë pa ngrënë dhe pa pirë, do të kishte vdekur nga etja dhe uria.

  1. Është problem sikur të ha apo të pi në praninë tënde?

Për pjesën dërrmuese të agjëruesve nuk është aspak problem që dikush të hajë apo të pijë në prani të tyre. Ushqimet që konsumohen në mjediset e punës apo në shtëpi, nuk përbëjnë ndonjë tundim për agjëruesit, pasi vendimi për të agjëruar krijon një palëkundshmëri psikologjike tek ata.

  1. Përse agjëron? Nuk është e dëmshme për ty?

Një pyetje e tillë lë të kuptohet se ju e shihni agjërimin si një kult vetëndëshkues, çka do të ishte vërtet një fyerje e ritit dhe vetë agjëruesit. Ndonëse ka informacione të bollshme shkencore që vënë në dukje dobitë e panumërta shëndetësore të agjërimit, prapëseprapë ka shumë njerëz që e shtrojnë këtë pyetje. Agjërimi nuk është një rit i lehtë për t’u përmbushur, sigurisht, por është njëkohësisht edhe riti më i përhapur ndërmjet bashkësive myslimane nëpër botë. Ndoshta, është pikërisht vështirësia e përmbushjes së tij që motivon kaq shumë njerëz ta ndërmarrin këtë udhëtim vetëdisiplinues.

  1. Duhet të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të humbur ca kile.

Është e vërtetë se zbatimi rigoroz i etikës së agjërimit do të sillte efekte pozitive në shëndetin e individëve agjërues, siç mund të jetë edhe humbja e kileve të tepërta. Por, motivi i agjërimit është disiplinimi i shpirtit, sjelljeve dhe fjalëve. Heqja dorë nga gjëra që nuk janë të ndaluara në thelb, është një rrugë e provuar për t’u përmbajtur nga përfshirja në sjellje e qëndrime të palejuara, si e folura e shthurur apo dashakeqëse, zotërimi i sendeve që u takojnë të tjerëve, etj.

  1. Provoje pak këtë ushqim, se nuk po të sheh njeri

Duket e pabesueshme, por ka njerëz që e perceptojnë agjërimin si konformim ndaj normave të familjes apo bashkësisë. Qerasja, apo orvatja për të lehtësuar ‘vuajtjen’ e kolegëve dhe miqve agjërues është fyese për thelbin e përpjekjes së tij. Gjithashtu, Ramazani nuk është thjesht një periudhë abstenimi nga ushqimi. Mbi të gjitha ai është një stinë e gjallërimit shpirtëror, thellimit intelektual në kuptimin e fjalës së Zotit dhe vetëdisiplinimit.

  1. Duhet të të ketë zënë uria keq

Sigurisht që, t’i kujtosh një agjëruesi vuajtjen e urisë dhe etjes mund t’ia shtojë këtë vuajtje. Në dukje një shfaqje empatie, ky solidarizim nuk i ndihmon sidomos ata që agjërojnë për herë të parë.

Por, gjithë këto porosi mund të krijojnë përshtypjen e gabuar se agjëruesit nuk kanë dëshirë të bisedojnë me miqtë, kolegët dhe të afërmit rreth përvojës së tyre. E kundërta është e vërtetë: Ramazani është një stinë shumë produktive për shumë myslimanë. Gjatë këtyre ditëve ju mund të zhvilloni bisedat më interesante me ta, duke shfrytëzuar predispozitën e tyre për të folur rreth shumë temave të diskutuara sot, sa i përket besimit dhe riteve të tyre.

 

Etiketa: argjeruesramazanvehap kola


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Video/ Urbani përplas këmbësorin, plagoset në kokë

Video/ Urbani përplas këmbësorin, plagoset në kokë

Salah rrezikon botërorin, fansat fajësojnë presidentin Putin për dëmtimin në fushë

Salah rrezikon botërorin, fansat fajësojnë presidentin Putin për dëmtimin në fushë

Libri i 1829 / Rrëfimi i etnologut William Frederic Edwards mbi origjinën pellazge të shqiptarëve

Libri i 1829 / Rrëfimi i etnologut William Frederic Edwards mbi origjinën pellazge të shqiptarëve
















TE FUNDIT

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik
26 Gusht, 2025

Danimarka nuk e përjashton njohjen e një shteti palestinez. Kryeministrja Mette Frederiksen deklaroi se janë në favor të njohjes së...

Lexo më shumë

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët
26 Gusht, 2025

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi
26 Gusht, 2025

“Izraeli dëshiron një marrëveshje të plotë dhe që i sjell pengjet në shtëpi”, kështu ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë izraelite...

Lexo më shumë

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje një grua

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
26 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ndodhi këtë mbrëmje në Korçë, në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacioneve paraprake,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com