Uefa ka publikuar ditën e sotme renditjen e re për klube, ku Reali Madrid përsëri mban kreun për klube, i ndjekur nga Bayern Munich.
Por ndërkohë kanë ndryshuar vendi i tretë ku Barcelona ka zbritur një pozicion më poshtë Atletico Madrid, e cila tashmë renditet në vendin e katërt.
Vendi i pestë mbahet nga ekipi Italian i Juventusit, ndërsa pas tij vijnë Sevilla, Paris SG, Manchester City, Borussia Dortmund dhe Arsenal, i cili mbyll edhe dhjetë vendet më të mira.
Ndërsa renditja për klubet shqiptare vazhdon të jetë e njëjtë, ku Skënderbeu renditet në vendin e 141-të, Kukësi në vendin e 217-ë dhe në vendin e 330-të renditet Partizani.
Vendi i katërt në renditje mbahet nga Tirana, e renditur e 345-ta dhe më pas vijnë Teuta, Laçi dhe Flamurtari.