Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i Gjuriç/ Vuçiç para serbëve: Vepër e terroristëve të ndihmuar nga Perëndimi

2018/03/26 at 9:44 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i Gjuriç/ Vuçiç para serbëve: Vepër e terroristëve të ndihmuar nga Perëndimi

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i është drejtuar kombit serb menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Sigurinë dhe arrestimin e Marko Gjuriç në Kosovë e ka quajtur provokim brutal dhe akt kriminal që autoritetet e Prishtinës,  kanë zhvilluar të ndihmuar nga ndonjë shtet perëndimor.

Ai i ka quajtur terroristë shqiptarët që po ndihmohen nga Perëndimi.

“Unë do t’ju njoh me provokimin brutal, aktin e marrëzisë dhe veprën penale që kanë kryer autoritetet e Prishtinës në Kosovë dhe Metohi. Është interesante që të gjitha mediat donin të na tregojnë ne faktin se Gjuriç nuk respektoi procedurat e dakorduara për hyrjen në Kosovë dhe u arrestuan”,-  shpjegoi Vuçiç dhe më pas lexoi në konferencë për mediat Marrëveshjen e Brukselit që i referohet procedurës për regjistrimin e hyrjes në territorin e Kosovës.

Ja pamjet nga momenti i arrestimit të zyrtarit serb, Marko Gjuric në Mitrovicë

Pas arrestimit në Mitrovicë të drejtorit të së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën e Metohinë” në Qeverinë e Serbisë, Vuçiç ka komunikuar me presidentin rus Vladimir Putin, nga i cili pret përkrahje për zgjidhjen e situatës kritike. Të paktën kështu raportojnë mediat në Beograd.

Reagon BE pas arrestimit të zyrtarit serb

Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijançiç, tha për BIRN se thirrja e BE-së për autoritetet e të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, është që të tregojnë përmbajtjen dhe maturinë e nevojshme në mënyrë që situata në teren në Kosovë të mos eskalojë më shumë.

Komenti i saj erdhi pasi njësitet speciale të Policisë së Kosovës arrestuan shefin e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç për hyrje ilegale në Kosovë.

“Të gjitha çështjet e shqetësimit të dyanshëm duhet të adresohen brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE, i cili është synimi përfundimtar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, – u shpreh Maja Kocijançiç.

Ajo shtoi se BE “shpreh keqardhje për ngjarjet e sotme, të cilat shkojnë në të kundërtën e normalizimit të marrëdhënieve”. 

“Ne presim që edhe Serbia, e cila është në bisedimet për anëtarësim në BE, edhe Kosova, e cila është në proces të zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, t’i respektojnë në tërësi, në letër dhe frymë, marrëveshjet e arritura ndërmjet vete në dialog”, – u shpreh Maja Kocijançiç.

Veseli: Serbia të kuptojë se ky vend ka zot shtëpie

Ndersa Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli reagoi për arrestimin e Marko Gjuriç në Mitrovicë duke theksuar se Kosova zbatoi sot ligjet e veta dhe ushtroi sovranitetin e plotë.

Sipas Veselit, Serbia duhet të kuptojë se ‘ky vend ka zot shtëpie’.

Kryeparlamentari shprehet se zyrtarët serbe duhet të kuptojnë se në Kosovë mund të futen vetëm me lejen e autoriteteve kosovare.

Reagimi i Thaçit: Gjuriç kishte hyrë në mënyrë të paligjshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për qetësi.

“Marko Gjuric ka hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme. Policia e Kosovës ka vepruar në përputhje me kompetencat e veta, me profesionalizëm dhe në mbrojtje të rendit dhe ligjit në Kosovë”, është shprehur presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se sapo është njoftuar nga organet kompetente dhe Marko Gjuric ka kaluar nëpër procedurën e rregullt të Prokurorisë dhe Gjyqësisë, si dhe tani është duke u përcjellë nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.

Etiketa: arrestimi i gjuricveper e terriristevevucic

Ju sugjerojmë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetët e PD mblidhen në seli

18 Dhjetor, 2025 11:30 am
Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës
Kryesore

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës

18 Dhjetor, 2025 11:01 am
Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
Kryesore

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

18 Dhjetor, 2025 10:09 am
Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
Kryesore

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

18 Dhjetor, 2025 9:56 am
Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
Kryesore

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

18 Dhjetor, 2025 8:43 am
Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Aktualitet

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

18 Dhjetor, 2025 8:41 am
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
Kronikë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

18 Dhjetor, 2025 8:35 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:25 am
Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
-U tha në Opinion

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

17 Dhjetor, 2025 11:20 pm
Para
U arrestua në Kosovë, Gjuriç pas mbërritjes në Serbi: Ndjehem keq

U arrestua në Kosovë, Gjuriç pas mbërritjes në Serbi: Ndjehem keq

Dëbimi i dy diplomatëve rusë nga Shqipëria, Zogaj: Vendimi i Shqipërisë duhet përshëndetur

Dëbimi i dy diplomatëve rusë nga Shqipëria, Zogaj: Vendimi i Shqipërisë duhet përshëndetur

Video/ Zbuloni se çfarë ndodhi sonte pas kamerave në “Opinion”

Video/ Zbuloni se çfarë ndodhi sonte pas kamerave në “Opinion”

TE FUNDIT

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetët e PD mblidhen në seli

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
18 Dhjetor, 2025

Seanca e sotme plenare ishte e përfshirë nga tymi, flakadanët dhe tensionet që në nisën që fillimin e seancës parlamentare....

Lexo më shumë

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë
18 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbrojtur politikat e tij ekonomike dhe ka fajësuar paraardhësin Joe Biden për gjendjen e vendit...

Lexo më shumë

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës
18 Dhjetor, 2025

Skena kaotike mëngjesin e të enjten në Parlamentin e Shqipërisë, pasi deputetët e opozitës u përplasën me gardistët në përpjekje...

Lexo më shumë

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
18 Dhjetor, 2025

Ende pa nisur seanca plenare, disa deputetë të Partisë Demokratike kanë zënë vendet e ministrave në sallë. Në videot e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com