Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Dita e Verës shndërrohet në aktivitet ekonomiko-politik

2018/03/14 at 1:38 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmet ndaj Bashës dhe PD si gomari, që edhe digjet, edhe ftohet

Nga Mentor Kikia –


Dita e Verës nuk është një festë kombëtare. Ajo nuk lidhet me asnjë ngjarje historike të Shqipërisë. Megjithatë, prej vitit 2004, ajo është një festë zyrtare dhe kombëtare. Me parada, koncerte, orkesta frymore, banda muzikore, panaire, reklama, fjalime e politikanë që parakalojnë mes turmave…

Dita e Verës ka qenë një festë lokale, dhe nuk bazohej në ndonjë ceremonial, por vetëm mbi disa tradita që përcilleshin nga njëra gjeneratë në tjetrën, pa us hkruar e pa u futur në asnjë kurrikul shkollore.

Unë e mbaj mend ditën e verës si një festë që argëtonte më së shumti fëmijët. Sipas traditës, në Ditën e Verës duhej të zgjoheshim herët e të ndihmonim në punët e shtëpisë, pasi në të kundërt do të bëheshim dëmbelë gjatë gjithë verës. Ai që shkonte dhe e gjente fqinjin në gjumë, fqinji i detyrohej një “pako”, që ishte një qese letre me disa kokrra arra, pala fiku të tharë, dhe një vezë të ngjyrosur. Pastaj vinte ajo, gara e garave, ndeshje e vezëve. Veza që arrinte ti thyente të tëra ruhej si shenjë e triumfit. Kishte dhe nga ata që nisën të bënin “plackë” me këtë ndeshje. Kush thyente më shumë vezë merrte edhe vezët e thyera si shpërblim.

Por dita e festës shoqërohej edhe me mbledhjen e luleve. Në dyert e shtëpive vendosnim nga një buqetë të vockël me manushaqe dhe lule vere. Në mungesë të tyre, një degë pjeshke apo kumbulle të çelur, që janë edhe pemët që lulëzojnë më shpejt. Ne shkonim në shkollë atë kohë, por mësimi nuk zhvillohej. Secili merrte “pakon” e tij me vete dhe 14 Marsi ishte ditë lojrash…

Sot, shumica e atyre që festojnë edhe në kryeqytetin e festës, Elbasan, nuk e ditë as origjinën, as traditën, dhe as “zakonet” e kësaj feste. Ndërsa në Tiranë ajo është thjeshtë një ditë pushimi. Më të ngeshmit i drejtohen bregdetit, ndërsa periferikët mësyjnë në bulevardin e ndalur për makinat. Askush nuk e di që kjo ditë feste në fakt mbërriti në Tiranë për tu bërë festë kombëtare dhe zyrtare nga ish kryeministri Fatos Nano, në Marsin e vitit 2004, si një kundërvënie ndaj opozitës së kohës, që organizonte protesta. Dhe Nano, ia doli që ti ftojë njërëzit masivisht në një festë, për të zbehur një protestë.

“Mbërritja” e festës në Tiranë e bëri atë komerciale. Ajo e ka humbur tërësisht traditën me të cilën lidhet. U bë një feste me koncerte rroku, grupe muzikore dhe pube që zhurmojnë 24 orë në rrugicat e ish Bllokut. Për pasojë ajo nuk bazohet mbi asgjë zakonore. Nuk përfaqëson asgjë. Eshjtë thjeshtë një aheng i madh.

Ku është shembulli tipik se si një festë thellësisht tradicionale, që festohej e kujtohet pikërisht sepse lidhej me këto zakone, u shkatërrua sepse politika deshi ta shndërrojë në një mjet politik, në një manifestim dhe paradë qeveritare. Ky është shembulli tipik sesi politika i jep turmës atë që do. Njësoj si në Romën e lashtë. Populli donte lojëra, ndeshje mes gladiatorësh e tigrash, dhe perandori u jepte lojëra.

Etiketa: dita e veresmentor kikia


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
2.3 ton hashash, kokainë e heroinë nga Shqipëria në Itali, detaje të operacionit me 43 të arrestuar

2.3 ton hashash, kokainë e heroinë nga Shqipëria në Itali, detaje të operacionit me 43 të arrestuar

Futbollistin e njohur e thërrasin në atdhe për shërbimin ushtarak, rrezikon të lërë skuadrën

Futbollistin e njohur e thërrasin në atdhe për shërbimin ushtarak, rrezikon të lërë skuadrën

Çfarë është Dita e Verës, sipas Faik Konicës

Çfarë është Dita e Verës, sipas Faik Konicës
















TE FUNDIT

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
9 Korrik, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për CNN Turk, ku ka folur për rezultatet e Samitit të NATO-s,...

Lexo më shumë

Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit

Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit
9 Korrik, 2026

Qeveria ka miratuar sot vendimin për përmirësimin e trajtimit financiar të zjarrfikësve. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale ministri...

Lexo më shumë

Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
9 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet sot protesta e 40 radhazi. Qytetarët nisën organizimin në sheshin “Skënderbej”, për t’u spostuar më pas...

Lexo më shumë

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore
9 Korrik, 2026

Në kuadër të koncertit të Kanye West që do të zhvillohet më datë 11.07.2026, në Kashar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}