Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maksi shkau

2018/03/09 at 2:57 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Maksi shkau

Nga Edison Ypi: Rrugët, sheshet, ngrehinat, zyrat, shkollat, burgjet, dhe gjithçka tjetër, duhej të ishin të gjitha të njëtrajtëshme si budallallëku, të rrafshët si qelqi, lineare deri në infinit, monotone deri në vdekje, nuk duhej të bënin asnjë përshtypje, nuk duhej të linin asnjë mbresë, nuk duhej të mbahej ment asgjë çfarë ndodhte brenda tyre, jashtë tyre. Vetë ndodhitë, sidomos intervalet reflektive mes ndodhive, ndaloheshin të ndodhnin. Asgjë nuk duhej të ngadalsohej, përshpejtohej, aq më pak të ngecte. Madje asgjë pra nuk duhej të “ndodhte”. Gjithçka duhej të “rridhte” si një lëng i trashë brenda një tubi të madh që s’dihej nga vinte, ku shkonte, kujt i duhej. E vetmja gjë që duhej të merrte vëmendje ishin halucinacionet e Diktatorit. Gjithçka tjetër që bënte sadopak përjashtim nga ky rregull i hekurt, cilësohej “shkarje”. Autori i “shkarjes”, ishte një “i shkarë”, një i çmendur që e priste çmendina, një hije që e priste internimi, burgu, pushkatimi.


Ishullarët i klithnin njëritjetrit shkarje me tu ngjeth mishi. Por shkarjet e tyre nuk i dëgjonte kush. Ishin të shurdhëta. Aty shkisnin, aty vdisnin. Pas shkarjeve vajtimtare të ishullarëve, lëngu i trashë në tubin e madh njësoj vazhdonte të rridhte; puntorët tejkalonin planin, ushtarët parakalonin, traktorët buçisnin, fshatarët korrnin, populli duartrokiste, mjelëset milnin për vitin 3 mijë.
Asgjëje nuk e tmerronte Diktaturën më tepër se “shkarja”. Shkarja, duke mos mundur të ekzistonte e vetme, shkarje pas shkarje, shndrrohej në ortek dhe rrezikonte fitoret, fatet e vendit, revolucionin. “Shkarja në kulturë”, “shkarja në art”, “shkarja në ekonomi”, “shkarja në mbrojtje”, “shkarja nga vija”, “shkarja nga parimet”, “shkarja nga morali”, ishin disa nga shkarjet. “Shkarja”, ekuivalente me çmendurinë, ishte herezia më e rrezikshme që mund të ndodhte.
Por “shkarje” nuk mund të mos kishte. Pa shkarje diktaturat do ishin të përjetshme.
Një nga më të mëdhatë, më të famshmet e më të bujshme “shkarje”, ishte një pallat në qëndër të Tiranës në fillim të Rrugës së Dibrës.
Shkarjen arkitektonike kubiste që thyente monotoninë e skëterrshme ndërtimore, e kishte projektuar arkitekti Maks Velo.
Shkarja arkitektonike avanguardiste e Maksit, të cilën sado gjatë ta kqyrje nuk mund ti konstatoje asnjë rregull, asnjë simetri, ishte e hatashme. Të gjithë i mahniste. Të gjithë i zbaviste. Të gjithëve u pëlqente.
Sot e kësaj dite shkarja arkitektonike e Maks Velos në Rrugën e Dibrës është shkarja më e shkarë në tërë Historinë e Shqipërisë së shkarë dhe të pa shkarë.
Si ja arriti Maksi ta realizonte atë shkarje në ato kushte të skëterrshme ? është nga ato mistere që shkarësit gjenialë nuk i tregojnë, i marrin me vete.
Brenda uniformitetit lemeritës të gjithçkaje, ishullarëve nuk u interesonte Maksi. Ishullarët nuk merreshin me Maksin. Ishullarët merreshin me shkarjen. Për ishullarët shkarja e Maks Velos ishte më magjepsëse se ekzistenca, më sugjestive se Natyra, më misterioze se vdekja.
Pse nuk e shembin shkarjen e Maksit ?!
Përgjigja e turbullt që vinte nga fundi i Ferrit, ishte; Mund të shembim llaç e tulla. Nuk mund të shembim shkarjen e brendëshme të Maksit. S’jemi aq budallenj. Kaq gjë e dimë. Le të rrijë shkarja e një të shkari. Në atë rrugë të ngushtë, ajo shkarje borgjeze mund të shihet vetëm po të ngresh kryet përpjetë. Shqiptarët janë kryelartë nëpër epe, balada, libra, filma, jo në rrugë, jo në jetë. E ka thënë armiku Kadare, “mbi supë nuk mund të shihen yjet”. Që do të thotë se shqiptarët që sytë i mbajnë mbi tasin e supës, shkarjen në Rrugën e Dibrës nuk mumd ta shohin. Le të bëjnë pijanecat shurrën mbrapa shkarjes së Maksit ku banon borgjezi Kadare.
Shumica e shqiptarëve që donin por nuk mund të bënin asnjë shkarje, shkarja e Maksit i mjaftonte dhe tepronte për ta konsideruar Maks Velon e shkarë një hero të shkarë që me diktaturën e shkarë i kishte qëruar hesapet.
Të mos e shembnin shkarjen, dhe të shkarin e shkarjes ta linin të livadhiste për të bërë të tjera shkarje, s’mund të ndodhte. Maksit i vunë pas ca spiuna dhe e burgosën.
Të burgosurit ishin shumë. Shkarjet ishin të rralla. Para shkarjes së Maksit, burgosja e Maksit nuk bëri përshtypje. Mes rënkimeve të të gjithëve, si dhe për shkak të fohtësisë proverbiale të shqiptarëve ndaj më të mirëve të vet, me vuajtjen e Maksit nuk u muar askush. Me shkarjen e Maksit, po. Shkarja e Maksit u shoqërua me pëshpërima të frikshme dhe solemne si muzikë funebre. Për shkarjen e Maksit pëshpërimat thoshin; Shkarjet e modernistit Maks janë inxhinieri letrare. Shkarjet e realistit kozmik Kadare janë letërsi inxhinierike. “Pallati i Kubeve” dhe “Pallati i Ëndërrave” lidhen me llagëme të nëndheshme me dalje në Vatikan. Revizionisti Kadare brenda “Pallatit të Kubeve” të Maksit, dhe i shkari Maks brenda “Pallatit të Ëndërrave” të dekadentit Kadare, përbëjnë një simbiozë ekzistencialiste që nëse kqyret me kujdes në formë dhe përmbajtje dhe nëse vlerësohet si duhet nga pikëpamja ideore, mund të nxirren konkluzione që duhen shqyrtuar në një mbledhje të posaçme…mjaft se më çmende.
Pa absolutisht asgjë meskine, mediokre, autoreferenciale, shkarja arkitektonike e Rrugës së Dibrës dhe të tjera shkarje, do mbeten dëshmi madhore të sakrificës sublime të Maks Velos që bëri sa mundi për të mos e lënë Shqipërinë të ngordhi.
Me shkarjen që e përgjaku por nuk e vrau, Maks Velo u tregoi të dobtëve, frikacakëve, llafazanëve, se me bishën mund të luftohej, bisha nuk ishte e pamposhtur, nuk ishte e pavdekshme. I pamposhtur dhe i pavdekshëm ishte dhe është Maksi që bishën e mposhti.



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Noka: Tahiri del në TV për macet, për 23 tonë kanabis i ka ikur zëri

Flamur Noka: Kokaina e Maminasit do mbetet jetime, u kujdes qeveria për të fshehur trafikantët

Ky është viti kur do të fluturojmë me taksi

Ky është viti kur do të fluturojmë me taksi

Ju prezantojmë me sekretet më të thella që kanë shenjat e horoskopit

Ju prezantojmë me sekretet më të thella që kanë shenjat e horoskopit
















TE FUNDIT

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
27 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një deklaratë të fortë kundër udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke e...

Lexo më shumë

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
27 Qershor, 2025

Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan janë ankuar banorët e njësisë 14, Kashar, pasi prej 25 ditësh sipas...

Lexo më shumë

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan
27 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve tregtare me Kanadanë, për shkak të një politike të...

Lexo më shumë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë
27 Qershor, 2025

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pronë private në fshatin Peshtan të Fierit. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com