Një 44-vjeçar të martën është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati, duke ndërruar jetë menjëherë.
Burimet nga policia thanë se shtetasi me inicialet B.M., banues në Vorë, është hedhur nga banesa ku banonte dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftim i policisë
Më datë 02.01.2017, në Vorë, në gjendje depresioni, është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, ku banonte, shtetasi B.M, vjeç 44, banues në Vorë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.