Ëndrra e çdo vajze është të bëhet një princeshë, që nga momenti që shohin një film Disney. Një kështjellë përrallash, një princ magjepsës, një mbretëri, – çfarë mund të dojë më shumë një vajzë?
Sido që të jetë, jeta e një princeshe të vërtetë nuk është aq e thjeshtë. Ka një listë gjërash që princesha, ndryshe nga vajzat e tjera të zakonshme, është e ndaluar t’i bëjë.
Nënshkrimi i autografeve
Kate Middleton i lejohet të fotografohet me fansat dhe t’i takojë ata, porn ë asnjë mënyrë ajo nuk duhet të nënshkruajë autografe. Sipas rregullave mbretërore, ajo duhet ta vendosi firmën vetëm në dokumente zyrtare. Arsyeja për këtë rregull është sepse Mbretëreshë Elizabeth ka frikë nga falsifikimi i firmave dhe përdorimi i tyre për shantazh.
Të punojë në zyrë
Përpara martese, Kate punoi në biznesin e familjes për disa kohë. Firma merrej me dorëzim mallërash dhe organizim eventesh. Tani puna e Kate është të shkojë në darka bamirësie, inagurime shkollash dhe spitalesh.
Besohet se Dukesha nuk ka qejf evente të tilla dhe mundohet t’i evitojë. Për këtë arsye e thërrasin “Përtacja Kate”, sepse ajo është e vetmja në familje që e anashkalon këtë përgjegjësi.
Të hajë midhje dhe goca deti
Nuk e dimë sa mund të jetë mërzitur Kate kur iu kërkua të heqë dorë nga midhjet. Arsyeja e ndalimit është sepse midhjet dhe gocat e detit mund të shkaktojnë alergji dhe mund të jenë helmuese kur nuk mbahen mirë. Prandaj Dukesha dhe anëtarë të tjerë të familjes nuk duhet t’i konsumojnë, shkruan opinion.al
Manikyri
Jo gura, jo shirita dhe jo art në thonj. Sipas kodit të veshjes, Dukesha e Kembrixh mund të përdori vetëm dy tonalitete të ngjyrës së lëkurës: njëra në nuancën e rozës, dhe tjera në nuancën e bezhës.
Profili në rrjetet sociale
Ka një rregull strik për përdorimin e rrjeteve sociale në familjen mbretërore. Ky rregull aplikohet sepse informacioni privat rrezikon të bëhet public. Ka faqje zyrtare të familjes mbretërorenë Tëitter dhe Instagram, por këto menaxhohen nga një staf që I zgjedh me kujdes fotot dhe përshkrimet.
Puthjet në publik
Mbretëresha e konsideron të papërshtatshme shprehje e emocioneve dhe ndjenjave në publik. Ajo këmbëngul që nipërit e saj të sillen siç duhet. Për shkak të këtij rregulli pati thashetheme se William dhe Kate kanë probleme, sepse ata gjithmonë ruajnë distancën në publik.
Të bëjë blerje vetëm
Kate i pëlqen blerjet njësoj si çdo vajzë tjetër. Megjithatë, ajo nuk mund ta bëjë vetëm. Dukesha lëviz në supermarket dhe butiqe vetëm me shoqërues.
Të veshi pellush dhe lëkurë
Përpara martese, Kate pëlqente shumë të vishej me pellush dhe lëkurë. Në internet shihen mjaft foto të saj me pellush. Tani Dukesha mund të veshë pellush vetëm nëse kafshët kanë vdekur nga shkaqe natyrale.
Vota
Dukesha dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore e kanë të ndaluar të votojnë apo të kandidojnëë. Të gjithë monarkët duhet të jenë neutral dhe jo të prishin balancat politike.
Të veshi fustane që keqinterpretohen
Kate më parë i vishte fustanet joshëse dhe me stil. Tani ajo duhet të mbajë vetëm veshje elegante dhe modeste. Stilistët kujdesen që veshjet e Kate të jenë gjithmonë të përshtatshme dhe të mos lënë hapësira për keqkuptime.
Të luajë Monopoly
Është e ndaluar që Dukesha të luajë Monopoly sepse sipas protokollit mbretëror, është një lojë e pakuptimtë. Megjithatë, Kate mund të vazhdojë të luajë hockey.
Të udhëtojë me të gjithë familjen
Rregulli u vendos shekullin e kaluar kur ishte e rrezikshme të udhëtoje në avion. Ky rregull ruante prejardhjen e familjes nëse diçka i ndodhte avionit. Sidoqoftë, ky rregull ndonjëherë anashkalohet sepse siguria e avionëve është më e madhe.
Të ulet në vendin e gabuar
Njësoj si në përralla: “Kush u ul në karriken time? Kush hëngri nga pjata ime?” Të gjithë pjestarët e familjes ulen sipas një rregulli dhe rradhe të caktuar në tavolinën e ngrënies. Gjithashtu, kur Mbretëresha mbaron pjatën, të gjithë të tjerët duhet të ndalojnë gjithashtu.
Po nëse ndonjëri ka akoma uri? Ku është drejtësia?!
Të shkojë në sallonin e bukurisë
Dukesha duhet të duket gjithmonë elegante dhe të ketë një model perfekt flokësh. Prandaj ajo duhet të shkojë në salon jo më pak se 3 herë në javë. Sigurisht, të gjitha transformimet e gruas së Princ William bëhen pas dyerve të mbyllura./Opinion.al Copyright