Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mafia e pronave/ Ja si Aldrin Dalipi zbuloi vjedhjen e pyllit të Spillesë

2017/11/19 at 10:27 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Mafia e pronave/ Ja si Aldrin Dalipi zbuloi vjedhjen e pyllit të Spillesë

Hetimi i prokurorisë së Kavajës që zbuloi 36 hektarë tokë shtetërore e cila është vjedhur nëpërmjet dokumentave falso nga zyrtarë dhe ish-funksionarë të Shtetit,është ndihmuar dhe nga një kallëzim i bërë nga Krytari i Këshillit Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi.Dalipi zbuloi se në emër të tij ishin firmosur dhe vulosur dy dokumente dhe e kallëzoi rastin në Prokurori në nëntor 2016. Verifikimet dhe më pas ekspertiza e prokurorisë, zbuluan se vula dhe firma e përdorur ishin false, ndërkohë që nuk kishte ekzistuar asnjë korrespondencë e mëparshme mes ZVRPP-së së Kavajës dhe Këshillit të Qarkut në Tiranë për këtë çështje.


”Shqiptarja.com” zbardh sot të plotë kallëzimin që Dalipi ka depozituar fillimisht në prokurorinë e Tiranës dhe më pas ky kallëzim in është bashkuar hetimit që prokurorët e Kavajës kishin nisur për vjedhjen e tokës shtetërore në plazhin e Spillesë. Ndërkohë prokurorët paralajmërojnë se për këtë çështje në ditët në vijim do nisin një hetim për “Pastrim të produkteve të veprës penale”. Dalipi ka qënë zyrtari i vetëm që ka kallëzuar këtë skandal me trojet në Spille,skandal i cili pak ditë më parë u materializua nga policia dhe prokuroria e Kavajës me arrestimin e 11 personave, me të cilëve ish-zyrtarë dhe funksionarë të hipotekës, komunës Kryevidh dhe prefekturës Tiranë.

Kallëzimi i Aldrin Dalipit

Pranë institucionit të Këshillit të Qarkut Tiranë në datën 7 nëntor 2016 ka ardhur shkresa me nr. 7152 prot me lëndën “Kërkesë për konfirmim” nga zyra vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë në të cilën kërkohet konfirmimi i institucionit të Këshillit të Qarkut për ndryshimin të zërit kadastral tëg disa parcelave nga tokë “Pa frut”, “Pa frut Ranishte”, “Pyll-Kullotë” në tokë “Arë”.

Kjo kërkesë për konfirmim nga ZVRPP-ja Kavajë i referohej sipas tyre dy shkresave të mëparshme të dërguara nga institucioni ynë me nr. 1608 prot datë 26 korrik 2016 me numër protokolli 1754 të datës 14 shtator 2016. Në këtë shkresë citohej se nga Këshilli i Qarkut Tiranë u janë drejtuar shkresat me nr. 1608 të datës 26 korrik 2016 dhe me nr.1754 të datës 14 shtator 2016 ku konfirmohet ndryshimi i zërit kadastral në parcelat e përmendura në shkresë si dhe kërkohej protësimi i praktikës me planvendosjen e parcelave me sipërfaqet përkatëse dhe pozicionimin e parcelave në hartat përkatëse. Institucioni sipas praktikës ligjore bëri verifikimet dhe kontrollet për shkresat në protokollin e institucionit të Këshillit të Qarkut nga ku rezultoi që këto shkresa nuk ekzistojnë fare.

Asnjë dokument nga ZVRPP Kavajë

Këshilli i Qarkut Tiranë nuk ka marrë asnjëherë nga ZVRPP-ja Kavajë një kërkesë të sipërcituar dhe Këshilli i Qarkut Rrjedhimisht nuk ka kthyer asnjë përgjigje sikurse vepron ligjërisht me të gjitha praktikën shkresore. Pas marjes në dijeni të këtij fakti Drejtori i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës së Këshillit të Qarkut Tiranë Baftjar Kalemi me porosinë time si Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë është paraqitur më datën 11 nëntor 2016 në institucionin e ZVRPP-së Kavajë për të marrë informacionin për këtë çështje dhe me shumë këmbëngulje arriti të siguronte dorazi fotokopje të këtyre shkresave.

Shkresat me nr. 1608 të datës 26 korrik 2016 dhe me numër 1754 të datës 14 shtator 2016, të marra dorazi në ZVRPP Kavajë, ndonëse ishin fotokopje arrihej fare mirë që nuk ishin shkresa zyrtare të Këshillit të Qarkut Tiranë, pasi elementët si të formës dhe të përmbajtjes si koka e shkresave ishin të ndryshme nga ato të Këshillit të Qarkut Tiranë, formatimi i faqeve, shkrimi dhe firma e kryetarit me sy të lirë dallonin që nuk ishin të prodhuara nga Këshilli i Qarkut Tiranë. Përveç kësaj për më tepër shkresat e Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës dalin me firmë të drejtorit përkatës dhe vetëm shkresat përcjellëse dalin me firmë të Kryetarit të Qarkut, pasi Kryetari sipas formatit tonë zyrtar firmos vetëm shkresat përcjellëse në rastin e trajtimit të praktikës së Drejtorisë së Administrit të Tokave.

Verifikimet

Të ndodhur para këtij fakti u morën masat për verifikimin nga unë me cilësinë e titullarit të institucionit duke komunikuar me Drejtorinë e DAMT, përgjegjësin e sektorit të drejtorisë nëse kishin dijeni për këtë çështje. Ata deklaruan mosdijeninë e një veprimi të tillë që në bindjen e të gjithëve është tejet abuziv.

Të ndodhur para faktit ku rezultojnë provat të forta të veprës penale atë të “Falsifikimit të dokumentave zyrtare” me cilësinë e Kryetarit të Qarkut Tiranë menjëherë mora masat dhe u dërgua zyrtarisht ZVRPP Kavajë shkresat me nr. 2223/1 dhe 2223/2 të datës 14 nëntor 2016 me lëndë:”Kërkesë për moskryerje veprimi dhe Transparencë” në të cilën u vunë në dijeni se shkresat e përmendura në shkresën e tyre nuk janë dërguar nga Këshilli i Qarkut Tiranë dhe ju kërkuam gjithashtu të na dërgojnë zyrtarisht të gjithë praktikën shkresore për çështjen në fjalë pranë Këshillit të Qarkut me qëllim transparencën e plotë deri në përdorimin e tyre si prova pranë prokurorisë.

Duke qenë se veprime të tilla përbëjnë elementë të veprës penale të falsifikimit të dokumentave zyrtare, unë Aldrin Dalipi me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Tiranë, ju bëj këtë kallëzim penal para organit tuaj me shpresën dhe besimin e plotë që kushdo që është përgjegjës për këtë akt të rëndë të mbajë përgjegjësi para ligjit sipas sanksioneve përkatëse.

Burimi: Shqiptarja.com

Etiketa: aldrin dalipimafia e pronavespille


Ju sugjerojmë

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

24 Korrik, 2025 9:51 pm
Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t
Aktualitet

Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t

24 Korrik, 2025 8:35 pm
Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje
Aktualitet

Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje

24 Korrik, 2025 8:20 pm
Kurbin/U fut për tu larë në Luginën e Patokut, gjendet trupi i pajetë i 15-vjeçarit
Aktualitet

Kurbin/U fut për tu larë në Luginën e Patokut, gjendet trupi i pajetë i 15-vjeçarit

24 Korrik, 2025 7:53 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Kronikë

Zbardhet dëshmia e vajzës që vrau babanë: Nuk më linte te vishesha si doja

24 Korrik, 2025 6:41 pm
U mbyt nga e bija me tel, vëllai i 56-vjeçarit në Fier: Ka pasur konflikte me…
Kronikë

U mbyt nga e bija me tel, vëllai i 56-vjeçarit në Fier: Ka pasur konflikte me…

24 Korrik, 2025 6:37 pm
Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit
Aktualitet

Bllokohet kalimi i mjeteve në afërsi të doganës në Pustec, rrezikohen nga zjarri

24 Korrik, 2025 6:16 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt

24 Korrik, 2025 5:34 pm
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

Fier/ 26-vjeçarja mbyt të atin me tel, e kallëzon në polici si ngjarje aksidentale

24 Korrik, 2025 5:25 pm
Dosja Veliaj-Xoxa/ SPAK ka një të penduar, kush është bashkëpunëtorja e drejtësisë
Kronikë

Dosja Veliaj-Xoxa/ SPAK ka një të penduar, kush është bashkëpunëtorja e drejtësisë

24 Korrik, 2025 5:15 pm
Para
E fundit/ Zbardhet paketa fiksale: Të gjitha taksat që rriten në 2018

Ahmetaj fshikullon ambasadorët: Për 4 vjet nuk keni sjellë asnjë investitor të huaj

Berisha: Në makinë me Sotën dyshohet prania e shoferit të Tahirit. Çfarë kanë regjistruar kamerat e Kurum?

Berisha: Qeveria falimenton kompaninë e vetme celulare shqiptare, hedh në rrugë 200 familje

Habit këngëtarja shqiptare: Ngacmimi seksual është vlerësim, nuk t’i heq njeri pantallonat nëse nuk dëshiron vetë

Habit këngëtarja shqiptare: Ngacmimi seksual është vlerësim, nuk t’i heq njeri pantallonat nëse nuk dëshiron vetë
















TE FUNDIT

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
24 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në...

Lexo më shumë

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
24 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin e tij për të njohur shtetin e Palestinës të enjten (24/7) , duke shtuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
24 Korrik, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
24 Korrik, 2025

Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret. Një zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Kakavijë ka bllokuar edhe punën në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com