Një grua në moshë është aksidentuar mëngjesin e sotëm nga urbani i linjës Kombinat-Kinostudio. E moshuara ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur nga autobusi pranë mbikalimit të unazës së re (pallati me shigjeta).
Gruaja është dërguar në spital me ambulancë, ndërsa policia ka ndaluar shoferin e autobusit për të sqaruar rrethanat e aksidentit.