DASHI 21. mars – 20. prill
Nuk do kuptoheni aspak me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne shume momente do debatoni fort me te. As ju dhe as ai qe keni ne krah nuk do jete gati te hape rruge. Beqaret do i kalojnë te gjitha pengesat qe ju kishin dale dhe do arrijnë ta afrojnë pas vetes personin qe pëlqejnë. Për buxhetin nuk do kujdeseni aspak dhe do kryeni shpenzime te paimagjinueshme. Për fatin e mire gjendja është e mire dhe nuk do rrënoheni.
DEMI 21. prill – 21. maj
Dite shume e bukur dhe e mbushur me emocione te veçanta ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Mes jush dhe partnerit nuk do ndodhe asnjë lloj debati. Beqaret do jene energjike dhe gati te provojnë çdo lloj aventure. Për ta do filloje një etape shume me e bukur nga me pare. Ne planin financiar do merrni masa strikte dhe do dini si ta mbani situatën nen kontroll.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Do jeni shume realiste sot ju te dashuruarit dhe do bëni mjaft lëshime ndaj atij qe keni ne krah. Marrëdhënia mes jush do përmirësohet edhe me shume nga sa keni menduar. Beqaret do jene te palogjikshëm dhe ka rrezik te hedhin hapa te gabuara për te cilat do pendohen goxha. Ne planin financiar nuk priten vështirësi pasi ne çdo moment do jeni te logjikshëm dhe nuk do bëni gabime.
GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Partneri do jete i rene moralisht gjate kësaj dite kështu qe përkushtojuni me tepër atij, shprehjani ndjenjat dhe gjithë dashurinë qe keni. Mbrëmja ka për te qene me e mire për te dyja palët. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare pikërisht atëherë kur nuk e presin. Buxheti nuk do jete i keq, kështu qe përfitoni nga rasti për te shlyer disa borxhe te hershme.
LUANI 23. korrik – 22. gusht
Jupiteri do e favorizoje tej mase jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do përjetoni vetëm emocione pozitive pranë atij qe dashuroni dhe shpesh do ju duket sikur jeni ne një ëndërr te bukur. Beqaret do realizojnë disa takime sensacionale, por do preferojnë te presin pak kohe para se te hedhin hapa. Financat do përmirësohen fale disa rimbursimeve qe do merrni.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Juve qe jeni ne një lidhje nuk do kaloni një dite shume pozitive sot. Ka mundësi qe njeri prej jush te jete shume i zënë me pune dhe nuk do i kushtoje kohen e përshtatshme te dashurit te zemrës. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur me pak do e presin. Sektori i financave do përmirësohet me shume nga sa e kishit menduar dhe do jeni me te lire për te bere shpenzimet e menduara.
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Do keni shume dyshime për ndjenjat e partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe do doni te flisni hapur me te. Sqarojani atij situatën pa i ndërlikuar gjerat. Beqaret do jene te logjikshme, me te qete dhe serioze kur te joshin dike. Për ta do filloje një etape shume e veçante. Ne planin financiar mire është te mos hidhni hapa te nxituara sepse do keni probleme serioze me pas.
AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Nëse partneri ka kohe qe është treguar i ftohte me ju, merrni sot guximin dhe flisni hapur me te. Vetëm kështu do kuptoni te vërtetën. Beqaret do preferojnë te kenë vetëm njohje dhe do i lënë PR me vone marrjet e vendimeve. rastet qe do iu jepen do jene goxha interesante. Ne planin financiar Hëna do ndikoje shume pozitivisht dhe do ju beje tej mase te logjikshëm. Gjendja do jete e qëndrueshme.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor
Sot do i jepni rëndësi absolute jetën tuaj ne çift ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do jete e jashtëzakonshme. Te gjithë do e kenë zili harmoninë, alegrine dhe entuziazmin tuaj. Beqaret do jene te turpshëm dhe do kenë druajtje te pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Buxheti nuk ka për te qene i keq, megjithatë për te shmangur çdo te papritur mendohuni disa here para se te shpenzoni.
BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Dite shume e qete dhe e ngrohte do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Zemra do rrahe fort ne çdo moment dhe do jeni gjithë kohës te buzëqeshur. Beqaret do e kenë te vështirë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë, por ne fakt do marrin propozime nga disa persona te tjerë qe nuk duhet t’i anashkalojnë. Venusi do sjelle fat me shumice ne plani financiar. Po u treguat te kujdesshëm mund te hiqni edhe disa para mënjanë.
UJORI21. janar – 19. shkurt
Dite e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do jete gati te lere pas dore çdo gjë tjetër vetëm qe t’iu kënaqë sa me tepër. Beqaret do preferojnë t’i marrin gjerat shtruar dhe nuk do i pranojnë menjëherë propozimet qe do iu bëhen. Buxheti ka për te qene shume i kënaqshëm, kështu qe mund te përfitoni për te bere edhe ndonjë investim te vogël.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Nëse kohet e fundit jeta juaj ne çift ka qene problematike, sot mund te merren edhe vendime për ndarje te mundshme. Beni atë qe do ju duket me e mira për momentin. Beqaret do kenë një dite shume pasionante dhe do ndihen te bekuar nga takimet qe do realizojnë. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur qe te mundeni sepse vetëm kështu nuk do keni probleme.