Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot kundër Realit/ De Biazi trajner i Alavesit, fal 3 % të rrogës

2017/09/23 at 11:51 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sot kundër Realit/ De Biazi trajner i Alavesit, fal 3 % të rrogës

Tre muaj pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi do të rikthehet të drejtojë një ekip futbolli. Madje, në një nga kampionatet më të rëndësishëm në arenën europiane. Bëhet fjalë për ekipin e Alaveshit në Spanjë, që pas 5 ndeshjesh nuk ka arritur të marrë asnjë pikë, madje as të shënojë.


Pasi shkarkuan trajnerin pak ditë më parë, kanë zgjedhur ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare për t’i kërkuar një mrekulli. Ajo që bëri me kuqezinjtë u konsiderua vërtet e tillë dhe, për këtë fakt, drejtuesit e skuadrës spanjolle mendojnë se 61-vjeçari është njeriu i duhur për të rikthyer harmoninë, disiplinën dhe, mbi të gjitha, rezultatet pozitive.

De Biazi u zyrtarizua mbremjen e djeshme si trajneri ri i Alaveshit. Kjo është hera e dytë që italiani rikthehet në Spanjë, pasi më parë ka stërvitur ekipin e Levantes.

KUSHTET

Do të ishte diçka spektakolare nëse De Biazi do të debutonte ditën e sotme me Realin e Madridit (ose ndoshta jo, sepse madrilenët e uritur duan vetëm të fitojnë), por italiani do të jetë në stadium për ta parë ndeshjen si tifoz i Alaveshit. Në këtë 90- minutësh, ai do të ketë mundësinë të njohë më mirë problemet, të krijojë një ide mbi skuadrën, vendosjen taktike dhe mbi pikat e dobë- ta në të cilat duhet të punojë.

Ai firmosi nje kontrate qe e mban te lidhur deri në përfundimin e sezonit, me opsion për ta rinovuar edhe për vitet e ardhshme. Sigurisht që kushti kryesor është të shpëtojë skuadrën, e cila gjendet në vendin e parafundit me 0 pikë dhe 0 gola të shënuar. Interesant është fakti që De Biazi në aventurën e dytë në Spanjë duhet të heqë dorë nga 3% e pagës që do të përfitojë tek Alaveshi.

Sipas rregullave në futbollin spanjoll, kjo vlerë është e detyrueshme për të gjithë trajnerët, qofshin këta spanjollë apo të huaj dhe shërben si një formë rikompensimi për një “kurs” që duhet të bëjnë trajnerët në Spanjë. Ata që kanë licencën e trajnerit nuk kanë përse të bëjnë këtë lloj kursi, por thjesht të lënë 3% të pagës së tyre, e cila nuk është e përcaktuar fiks, por mund të diskutohet.

SHQIPËRIA – Xhani De Biazi nuk e harron kurrë atë që bëri me Shqipërinë dhe e konsideron si një nga momentet më të bukura të karrierës së tij. Në një intervistë të dhënë për “Corriere Della Sera” ai kujton momentet e para në Tiranë, por thotë se u largua nga Shqipëria për shkak se cikli përfundoi.

“Nuk e di se kush është njeriu që arriti të bënte mrekullinë me Shqipërinë. Ndoshta është ndonjë alien. Në fakt, me Shqipërinë arrita një objektiv që në fillim dukej realisht i pamundur, që do të thotë kualifikimi për në Europian. Sfiduam çdolloj parashikimi dhe kam provuar një ndjenjë të mrekullueshme”, tha De Biazi. Më pas tregon kujtimet dhe largimin nga kuqezinjtë.

“Mbrëmjen e parë në hotel vendosa karrigen pas derës së dhomës sepse kisha frikë mos më vidhnin. Tani e them duke qeshur, sepse me kalimin e kohës mësova t’i dua shqiptarët. Largimi? Kuptova që e kisha mbyllur ciklin tim dhe mendova të largohesha në momentin më të mirë të mundshëm dhe jo për krizë rezultatesh.

Mendoj se trajneri Panuçi do të bëjë mirë dhe do të punojë seriozisht me këtë grup. Jemi takuar disa herë me njëri-tjetrin dhe dua t’i them që të vazhdojë rrugën e nisur me qetësi, pa i djegur etapat. Duhet t’i ngjisë shkallët një e nga një”, përfundoi De Biazi.

 

Etiketa: AlavesDe BiasiReal Madrdi


Ju sugjerojmë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Para
Kapet në doganë bosi shqiptar i drogës, tentoi të kalonte në Greqi

Kapet në doganë bosi shqiptar i drogës, tentoi të kalonte në Greqi

Transformimi i frikshëm i ‘Ezelit’ !

Transformimi i frikshëm i 'Ezelit' !

Nënkryetari i LSI-së jep alarmin: Maxhoranca po saboton Reformën në Drejtësi

Nënkryetari i LSI-së jep alarmin: Maxhoranca po saboton Reformën në Drejtësi
















TE FUNDIT

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi ka qëlluar për vdekje me armë gjahu ish...

Lexo më shumë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}