Trupat e qindra fëmijëve besohet të jenë varrosur në një varr masiv në Lanarkshire, në Skocinë jugore, sipas një hetimi nga BBC News.
Fëmijët ishin të gjithë banorë të një shtëpie të drejtuar nga murgeshat katolike.
Të paktën 400 fëmijë mendohet të jenë varrosur në një pjesë të varrezës së Shën Marisë në Lanark.
Bijat e Bamirësisë së Shën Vincent de Paul, që drejtonin shtëpinë, refuzuan të komentonin mbi këto gjetje.
Rezidenca u hap më 1864 dhe siguronte kujdes për jetimët ose fëmijët që nuk kishin një shtëpi. Ajo u mbyll më 1981 pasi kishte strehuar 11,600 fëmijë.
Një nga fëmijët që besohet të jetë varrosur aty është Francis McColl. Ai vdiq në vitin 1961, 13 vjeç dhe në çertifikatën e tij të vdekjes thuhet se ai vdiq nga një hemorragji në tru.
Vëllai i tij Eddi kaloi dekada duke u munduar të gjejë se çfarë ka ndodhur me Francisin. Një një moment, ai kishte dëgjuar diku se vëllai i tij ishte goditur në kokë me një shkop golfi, gjë që përputhet edhe me atë çfarë thuhet në çertifikatën e vdekjes.
Por Eddie nuk mund të gjente gjurmë se ku ishte varrosur vëllai i tij.
“Është qesharake,” thotë ai. “Nuk jam i qetë rreth kësaj gjëje. Kushdo që qëndron prapa kësaj, shpresoj të jenë në paqe me veten e tyre”.
Që nga viti 1855, ka ekzistuar një detyrim ligjor në Skoci për të regjistruar çdo vdekje.
Këto të dhëna për vdekjen janë në dispozicion për shqyrtim në zyrën kombëtare të dokumenteve për Skocinë në Edinburg.
Të dhënat përmbajnë detaje të tilla si emri dhe mosha e të ndjerit, si dhe ato që kanë vdekur dhe vendbanimi i zakonshëm i tyre.
Pasi u përqendruan njerëzit nën moshën 18 vjeç që kishin qenë banorë në Smyllum, BBC dhe Sunday Post kontrolluan të dhënat lokale të varrimit për Lanark, të cilat sot mbahen me Këshillin e Lanarkshire Jugut.
Por nuk arritën të gjenin prova se fëmijët ishin varrosur duke e lënë mister ekzistencën e këtyre varreve masive. /tvklan.al