Sipas burimeve policore, persona ende të paidentifikuar kanë lyer si fillim makinë me lëndë djegëse e më pas i kanë vënë flakën. Ndërkohë, po hetohet lidhur me ngjarjen në fjalë dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Detaje të reja dalin në dritë nga djegia e makinës në Elbasan. ‘BalkanWeb’ mëson se makina i përket shtetasit me inicialet A.H, 61 vjeç, pedagog në Universitetin e Elbasanit. Ashtu siç edhe u raportua më herët nga policia, mjeti që ishte parkuar jashtë banesës së pedagogut, iu vu zjarri në mënyrë të qëllimtë.