Yjet ju dhurojnë një marsh më shumë: optimizmin dhe shoqërueshmërinë duke bërë të mundur realizimin e ëndrrave tuaja. Propozime dhe ide fituese! Zhvilloni cilësitë e nevojshme të harmonisë në raportin në çift si sinqeriteti i plotë, vlerësimi dhe besimi tek personi i zemrës.
Demi:
Hëna sot është në shenjën tuaj. Mund të mos jeni në formë të mirë fizike dhe të keni momente pakënaqësie në jetën sentimentale. Do t’ju duhet të përmbushni detyrat me lodhje dhe më një dëshirë të pazakontë për të qenë të lirë nga lidhjet dhe detyrat që ato sjellin. Evitoni netët e çmendurisë dhe të pini shumë. Çlirojeni mendjen nga mendimet negative.
Binjakët:
Ditë e mirë kjo e sotmja, me Hënën mike tek Dashi. Do të arrini të zgjidhni me shpejtësi një çështje administrative dhe situata të ndryshme. Moment ideal për të kërkuar rritje rroge apo një bonus: E meritoni! Nëse jeni në çift, mund të rigjeni si dialogun ashtu edhe mirëkuptimin fizik me partnerin.
Gaforrja:
Nën udhëheqjen e yllit të argjendtë që qesh pas shpatullave tuaja, do të humbni një pjesë të pozitivitetit dhe shkëlqimit tuaj. Do të arrini të përmbyllni vetëm gjysmën e gjërave që duhet të bëni. Në raportet me personat e afërt shprehuni me qartësi për të evituar keqkuptime dhe mërzi të kota. Planetet e shpejta tek Virgjëresha, gjithsesi ju mbështesin duke limituar kështu dëmet e mundshme. Evente mondane.
Luani:
Pasioni dhe kurajo sot nuk do t’ju mungojnë dhe as një dozë vrazhdësie për të përballuar disa situate. Aktiviteti professional do të vazhdojë pa probleme, madje në disa raste mund të shënohet një rritje e punës dhe fitimeve. Ditë pothuajse idilike përsa i përket raportit në çift: mund të rrisni besimin dhe konfidencën me partnerin. Kontakte nga larg…
Virgjëresha:
Yjet kanë vendosur të risjellin xhelozira pa motiv? Asnjë problem, do të mund të rregulloni më mirë jetën tuaj. Do t’ju vlerësojnë e t’ju jenë mirënjohës. Kolegët e punës do ta vënë re sesa i çmuar është kontributi juaj. Thelloni njohuritë tuaja në një disiplinë shpirtërore, do t’ju duhet për të stabilizuar harmoninë tuaj me të tjerët.
Peshorja:
Dita nuk premton asgjë të mirë, me Hënën 180 gradë tek shenja juaj. Në familje mos u përfshini në diskutime dhe grindje. Mos i lejoni një familjari të kushtëzojë zgjedhjet tuaja. Mbani distancat dhe vazhdoni rrugën tuaj. Nëse zgjoheni të lodhur dhe të demotivuar, kontrolloni mëlçinë. Hani fruta dhe perime, do t’ju përmirësojnë shëndetin dhe rinojnë lëkurën.
Akrepi:
Kurth për t’u shmangur në këtë ditë është nevoja juaj për t’u ndjerë gjithmonë më të fortë dhe të sigurtë se gjithkush tjetër. Mund të mos silleni në mënyrën e duhur dhe të përfundoni duke u zënë me të tjerët. Zgjidhja është më e thjeshtë nga ç’mendonit: buzëqeshni më shumë dhe mbajini për vete konsideratat. Mos i kërkoni Hënën partnerit dhe stërmundime trupit tuaj.
Shigjetari:
Moment i përshtatshëm për të lidhur aleanca dhe kontakte të reja. Përpiquni të jepni më të mirën tuaj, por pa u stërmunduar. Me Hënën dhe Marsin që i keni miq, duke shfrytëzuar edhe energjitë tuaja, do të arrini rezultate të shkëlqyera. Mos hiqni dorë nga thellimi i dijeve për një kuriozitet edhe gjërat që duken të zakonshme mund t’ju pasurojnë nga ana intelektuale.
Bricjapi:
Dyshimet dhe problemet nuk mungojnë, me Uranin dhe Hënën joharmonikë. Pavarësisht kësaj rastet i keni në pëllëmbë të dorës: për shumë prej jush ka ardhur momenti për të shpalosur grintën dhe për të vënë në tavolinë projekte pune, propozime, aleanca të reja. Do të keni idenë e duhur, atë më të çmuarën. Pa tension raporti në çift. Për ata që janë në kërkim të shpirtit binjak do të ketë të reja dhe kjo periudhë do të jetë shumë bujare.
Ujori:
Mund të mbështeteni tek Hëna favorizuese sot: ju ndihmon të ndjeheni më të lehtë dhe të gatshëm për të përballuar angazhimet dhe vështirësitë e momentit. Ajo sjell qetësi në sferën afektive të atyre që po jetojnë një histori dashurie jo shumë të kënaqshme dhe një det me emocione për ata që janë beqarë dhe më të rinj. Lajme të papritura mund të bëjnë që të lëvizë diçka në sferën profesionale. Ftesa të cilave duhet të përgjigjeni: Do të vij!
Peshqit:
Ditë pa turp dhe pa lavdërime. Jeni gjithsesi më të sigurtë për veten, më të ndritshëm dhe kjo ju bën të jeni të aftë të merrni vendime të shkëlqyeshme. Suksesin e keni në pëllëmbë të dorës. Mos lejoni dyshimet të frenojnë ngritjen tuaj! Gjithçka shkon më së miri në fushën e ndjenjave, sidomos nëse jeni të dashuruar e të lumtur. Pa të ardhme takimet e beqarëve apo të më të rinjve.