Bleona Qerreti dhe Flori Mumajesi janë dy nga këngëtarët më të parapëlqyer. Ne ndoshta nuk e kemi ditur po ata janë edhe shumë miq sëbashku. Këtë e kanë zbuluar në një postim të Florit në instagram.
Ka qenë e para Bleona ajo që e ka ngacmuar kantautorin në një koment që të bën të mendosh se ata nuk janë dy miq të thjeshtë por edhe diçka më tepër.
Flori ka postuar një video me një qen që gërhet dhe që i bën tag emrin mikut të tij i cili si duket është personi që nuk e lë Florin të flerë për të njëjtën arsye. Aty dallon komenti i këngëtares e cila i shkruan Florit: “Ne të dy”. Dhe kantautori i mban lojën mikeshës së tij duke iu përgjigjur: “Na i çove dem kaq vite fshehtësi”. Të ketë patur diçka vallë? Apo kjo është bërë për të ngatërruar pak mediat dhe ndjekësit e tyre. /opinion.al