Doktori i njohur, Petrit Vargu përmes një statusi në facebook, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, me thirrjen e tij të fundit në drejtim të qytetarëve, ku i kërkon këtyre të fundit ankesat për administratën. Sipas Doktor Vargut, në rastin kur drejtoresha të jep paralajmërim për largim nga puna me urdhër nga lart, cili është personi që ka bërë shkeljen dhe kujt duhet ti drejtohemi.
Doktor Petrit Vargu:
“Z.Kryeminister! Po shoh që me shumë insistim kërkoni të dini shkelje të administratës civile. Po jap eksperiencën personale: ish drejtoresha e QSUT 3 herë më ka dhënë paralajmërim për përjashtim nga puna dhe te treja herët i kam tuar me gjyq deri në Gjykatë të Lartë.
Herën e parë (pasi më vonë marrëdhëniet zyrtare u prishën), ajo më thoshte se nuk kishte cfarë të bënte se kishte urdhër nga lart. Sot drejtoresha është deputete megjithëse spitali është degraduar. Kujt ti besoj Z.Kryeminister? Asaj që lexoj në facebookun tuaj apo asaj që kam përjetuar?”