Armina Mevlani ka reaguar kundër “Gazetës Shqiptare” pasi pretendon se janë tjetërsuar pyetjet dhe janë shtuar fjalë që ajo si ka thënë në intervistën e publikuar sot.
Mevlani e konsideron të turpshme tjetërsimin e pyetjeve dhe përgjigjeve, ndërsa ka paralajmëruar përballje në gjykatë.
Reagimi i Armina Mevlanit:
Eshte e turpshme sesi nje media e mirenjohur tjeterson pyetjet e veta dhe pergjigjet e mija ! Puna ime eshte lidhur me rrjetet sociale dhe perfitimet qe une kam pasur jashte vendit ne udhetime kane qene marrdhenie te publikuara me vete hotelet ne kembim te postimit te fotove.udhetimet dhe foto qe une postoj jane pjese e punes dhe angazhimeve profesionale ne reklamimin e brandeve te njohura te veshjeve, restoranteve, hotelerise dhe sherbimeve te tjera ne rrjetet e mia sociale. Pavaresisht fshirjes se pyetjes se tjetersuar oret e fundit ne versionin online aresyet e verteta te shtimit te fjaleve gazetarja do kete mundesi t’i sqaroje ne gjykate.