Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati në Sukth/ Hetimet: Dalipaj e Dauti rrinin në një hotel luksoz me zyrtarë policie

2017/06/17 at 9:12 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Sukth/ Hetimet: Dalipaj e Dauti rrinin në një hotel luksoz me zyrtarë policie

Afro dy muaj pas ekzekutimit në një atentat mafioz të ish-shefit të Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe mikut të tij 27-vjeçar, Juxhin Dauti, prokuroria e Durrësit ka hedhur dritë në lidhje me hetimet e kryera për ngjarjen e ndodhur në afërsi të “Mbikalimit të Sukthit”.


Hetuesi e çështjes kanë bërë të ditur për “GSH” se hetimet për vrasjen e dyfishtë që tronditi opinionin publik mesditën e 25 prillit pritet të marrin tjetër rrjedhë pas përfundimit të analizimit të tabulateve telefonikë dhe të aparateve celularë të dy viktimave që po analizohen nga policia shkencore në Tiranë.

“Të dy viktimat strehoheshin në Durrës. Flinin në një hotel superluksoz në plazh, ndërsa aty qëndronin dhe ish-drejtues të lartë të policisë (në atë kohë ishin në detyrë). Dalipaj dhe i riu nga Vlora kanë lëvizur me eskortë dhe shpeshherë kanë drekuar me zyrtarë të policisë. Ata kanë pasur aktivitet të ngjeshur këtu në Durrës, sepse këtu kishin shoqërinë dhe miqtë e tyre. I çuditshëm është fakti që Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) nuk kishte asnjë informacion për ta. Kërkuam informacion nga SHISH, por na thanë që nuk i njihnin fare dy viktimat.

“SHISH survejon të gjithë prokurorët e gjykatësit me kë takohen, me kë rrinë e me kë pinë kafe, ndërkohë që nuk ka asnjë informacion në lidhje me grupet kriminale, apo me viktimat e atentatit, ku njëri prej të cilëve ishte i shpallur në kërkim prej më shumë se një viti për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut”, thanë burime nga prokuroria e qytetit bregdetar.

Ndërkaq, burimet e mësipërme pohuan se organi i akuzës ka kërkuar që në fashikujt e dosjes të jenë sa më shpejt edhe tabulatet telefonikë. Mësohet se kompanive celulare u është kërkuar që nëpërmjet antenave më të afërta të sjellin informacionin e nevojshëm, ndërsa policia shkencore është duke analizuar çdo qelizë të telefonave të dy viktimave, për të parë e verifikuar telefonatën e fundit që i ka nxjerrë në pritë ditën që ndodhi ngjarja. Gjithashtu, burimet nga prokuroria e Durrësit deklaruan se policia është e vonuar me hetimet, të cilat nuk kanë ecur me ritmet e pritshme. Burimet u shprehën se, “vrasja është shumë e vështirë për t’u zbardhur. Kjo, nisur edhe nga fakti se 37-vjeçari Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti kishin mbështetje të madhe nga policia e Tiranës dhe ajo e Durrësit. Dalipaj ishte në kërkim, ndërsa shëtiste i lirë pa asnjë problem

 

Etiketa: atentati ne sukthdalipajhetimet


Ju sugjerojmë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Para
Studentja tenton vetëvrasjen në Qytetin Studenti, ç’thotë dëshmitarja

Studentja tenton vetëvrasjen në Qytetin Studenti, ç’thotë dëshmitarja

Detajet/ Ja kush është 18 vjeçari që vari veten në burg

Ende pa u hapur burgu në Shkodër, zbulohet skema e mashtrimit me punësimet

Dibra nën kontroll të rreptë policor, pika kontrolli në të gjithë qarkun

I zbulohet kokainë dhe arsenal armësh në banesë, ‘arratiset’ shijaksi
















TE FUNDIT

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
21 Shtator, 2025

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili...

Lexo më shumë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

Auto-Skicë
21 Shtator, 2025

New York Times rekomandon filmin “Waterdrop” (Pikë Uji) të regjisorit Robert Budina duke e vendosur në listën prestigjioze të 5...

Lexo më shumë

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
21 Shtator, 2025

“Me mirënjohjen për mundësinë që i shërbeva vendit tim si diplomate, unë do të tërhiqem zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com