Katër shqiptarë kanë qenë në mesin e heronjve që shpëtuan me dhjetëra njerëz në sulmin terrorist të Londrës. Fakti është bërë i njohur nga pronari i “Cafe Brood Mark Stembridge” i cili tha se “stafi sapo kanë parë tre terriorstët të afroheshin me thika në duar kanë rrethuar lokalin, duke krijuar nëj lloj barriere për vrasësit. Këta të fundit kanë hezituar të afrohen më shumë duke u larguar në drejtim të urës së Londrës”. Sipas tij, në staf bëjmë pjesë edhe 4 shqiptarë që më parë kanë qenë në forcat ushtarake, duke vlerësuar rolin e tyre në këtë situatë emergjence.
“Stafi im ishte shumë shumë i shpejtë në reagim, nëse nuk do të ishte për ta, klientët mund të kishin humbur jetën. Katër persona nga stafi im janë nga Shqipëria, disa prej tyre kanë qenë në ushtri dhe janë mësuar si të trajtojnë një konflikt”, tha ai.
Stembridge thotë se terroristët, të cilët u dukën si aziatikë britanikë, po bërtisnin me “theks të fortë britanik” kur zbritën poshtë shkallëve, por anglishtja e tyre nuk ishte e saktë. Pas kesaj situate, tre terroristët vijuan rrugën duke sulmuar perosnat e ulur në kafene në pubin Mudlark para se të hynin në tregun Borough.
http://www.huffingtonpost.co.uk/entry/london-bridge-attack-restaurant-owner-secures-130-customers_uk_5933e8dce4b0c242ca24dda6