Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spartak Ngjela i kthehet Ramës: Në katër vite ke bërë shtet imagjinar

2017/06/04 at 5:17 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Spartak Ngjela i kthehet Ramës: Në katër vite ke bërë shtet imagjinar

Aleati i kryeministrit Rama, Spartak Ngjela, në një status të tijin ka kritikuar kryeministrin se flet për shtet imagjinar.

Sipas tij, në këto katër vjet nuk është bërë shtet. Ngjela shkruan se shteti s’ka as prokurori dhe as drejtësi dhe se ai i vërteti nis pas vetingut.

Spartak Ngjela

Mos i merrni shumë seriozisht këto votime: po të ecë drejt Reforma në Drejtësi, këto zgjedhje nuk mund të lindin dot pushtet. Ky është një mendim i saktë racional. Por, a do të ecë drejt Reforma në Drejtësi? Ajo tani po ecën normalisht. Por, a mund të bllokohet Reforma nga të dyja palët në bashkim? Tani, pas ardhjes së Hoyt Brian Yee në Tiranë dhe pas kërcënimit të tij të hapur për denoncimin publik amerikan të abuzimit, le të bashkohen si të duan, Reformën nuk e ndalojnë dot. Sepse “frika i ruan vreshtat”,

Këta vetë, do të jenë të gjithë nën kontroll, në një kohë kur dihet se të gjithë nuk i justifikojnë dot pronat. Gjithsesi shqiptarët nuk duhet të mërziten, sepse ne ende nuk kemi shtet. Shteti pa ligj dhe pa drejtësi, nuk llogaritet më si shtet. Kjo Reformë po na i ofron këtë mundësi pas njëqind vjetësh abuzim kundër shqiptarëve në të gjithë Ballkanin. Shqiptarët në shtetin e tyre, në fakt, kanë votuar kot: me pasion feminor; sepse ata që deri tani janë votuar nga shqiptarët për t’i qeverisur, kanë vjedhë para dhe janë tallur me shqiptarët.

Dhe shqiptarët përsëri kanë votuar; dhe ata përsëri kanë vjedhur varfërinë e shqiptarëve ; dhe shqiptarët të gënjyer se do t’iu ndërtonin shtetin e tyre, përsëri i kanë votuar, e sërish janë vjedhur nga të zgjedhurit. Po tani, në këto zgjedhje? Edhe këto zgjedhje nga vjedhësit administrohen, por këtu gjithçka po ngec: do bëhet Reforma amerikane e Drejtësisë. Ja kjo i tremb: shumica do të ikin të shpronësuar. Por në fakt, ky do të jetë shteti, dhe jo shteti imagjinar që po na flet Rama; një shtet pa drejtësi dhe pa ligj si ky yni, ku duart nuk priten nga forca e ligjit se nuk ka as prokurori që t’i akuzojë dhe as gjykatë që t’i gjykojë. Dhe Rama na paska bërë shtet!!! Shteti modern shqiptar fillon të ndërtohet pas Reformës në Drejtësi. Është kështjellë ligjore shteti, zotërinj!

Dhe, si i tillë, kjo kështjellë ngrihet vetëm atëherë kur ka mposhtur padrejtësinë. Por, a do ta mposhtim dot ne shqiptarët padrejtësinë? Kjo tani është një gjë e sigurt: këtë e garanton aleanca shqiptaroamerikane. Prandaj unë them se këto zgjedhje do zgjedhin deputetë, por nuk do të lindin dot një pushtet të mirëfilltë. Ky lloj pushteti politik do të vijë pasi të jetë strukturuar pushteti gjyqësor, i cili do t’i hapë rrugën shtetit të drejtë modern dhe institucional shqiptar.

Etiketa: edi ramaspartak ngjela

Ju sugjerojmë

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
-U tha në Opinion

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

5 Nëntor, 2025 11:01 pm
SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
Bota

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

5 Nëntor, 2025 10:02 pm
“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
Bota

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

5 Nëntor, 2025 9:18 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Bathore

5 Nëntor, 2025 9:14 pm
Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje
Kryesore

Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje

5 Nëntor, 2025 9:06 pm
Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
Kryesore

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

5 Nëntor, 2025 5:28 pm
Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
Kryesore

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë

5 Nëntor, 2025 5:25 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

5 Nëntor, 2025 5:11 pm
Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
Aktualitet

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

5 Nëntor, 2025 4:51 pm
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun
Aktualitet

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun

5 Nëntor, 2025 4:37 pm
Para
Reali fitoi Championsin e 12-të: Ja çfarë shkruanin sot mediat botërore

Reali fitoi Championsin e 12-të: Ja çfarë shkruanin sot mediat botërore

Nëse personi që pëlqeni bën këto veprime po humbisni kohën kot

Nëse personi që pëlqeni bën këto veprime po humbisni kohën kot

Video/ Gjesti i yllit të Real Madrid, largohet para kohe, nuk feston me ekipin

Video/ Gjesti i yllit të Real Madrid, largohet para kohe, nuk feston me ekipin

TE FUNDIT

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
5 Nëntor, 2025

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha...

Lexo më shumë

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
5 Nëntor, 2025

Kthimi i Donald Trump në pushtet, një vit pas fitores së tij në zgjedhje, ka lënë tashmë një gjurmë të...

Lexo më shumë

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
5 Nëntor, 2025

Pasi festoi fitoren duke iu drejtuar presidentit amerikan ta dëgjojë mirë, lëshoi sërish një tjetër mesazh drejtuar Donald Trump. Kryebashkiaku...

Lexo më shumë

Plagosje me armë zjarri në Bathore

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
5 Nëntor, 2025

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Bathore. Policia bën të ditur se rreth orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com