Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prapaskenat e vendimit, pse u tërhoq Rama nga zgjedhjet në Kavajë

2017/05/06 at 10:35 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Zbardhet dialogu i pabesueshëm Rama-Basha-Nishani

Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat njoftoi dy ditë përpara zgjedhjeve tërheqjen e kandidatit të PS­së nga zgjedhjet e pjesshme në Kavajë.


Vendimi për tërheqjen e kandidatit të maxhorancës, në ditën që kishte njoftuar takimin përmbyllës me simpatizantët e PS­së në Kavajë, Rama duket se e kishte marrë prej disa ditësh.

Takimet e vazhdueshme të Kryeministrit Rama me ambasadorin amerikan, Donald Lu, kanë qenë të fokusuara pikërisht në atë që pritej të ndodhte këtë të diel në Kavajë. Opozita kishte paralajmëruar se do të pamundësonte zgjedhjet e pjesshme në Kavajë, ku pjesë e garës ishte vetëm kandidati i PS­së dhe një kandidat i pavarur. Mësohet se diplomati i SHBA-­ve, Donald Lu, dhe ambasadorja e BE­së, Vlahutin, i kanë kërkuar kryeministrit të tërheqë kandidatin për zgjedhjet e pjesshme, duke mos lejuar që Kavaja të shkojë drejt një përplasjeje të mundshme, shkruan “Panorama”. Gjithashtu, burimet sqarojnë se një tjetër faktor i rëndësishëm që e ka shtyrë Kryeministrin Rama të tërheqë kandidatin e PS­së kanë qenë informacionet e marra nga Shërbimet, të cilat konfirmonin se nga qytete të ndryshme të vendit pritej të zbarkonin në Kavajë me mijëra protestues.

TËRHEQJA E KANDIDATIT

Kryeministri Rama deklaroi gjatë konferencës për mediat se ditën e diel, në Kavajë, kishte një plan për destabilizimin e vendit, ndaj edhe vendosi të tërheqë kandidatin e tij. “Dua të jem shumë i sinqertë me të gjithë. Që ka një plan për destabilizim të këtij vendi, që çadra është ngritur për ta vënë në jetë këtë plan, që pas atyre që janë ngujuar në çadër nga frika e drejtësisë, ka të tjerë që e duan destabilizimin për të dëmtuar Shqipërinë, këto nuk janë më hamendje. Janë fakt! Por që Shqipëria nuk do destabilizohet nga ky plan, të cilin me durim dhe vendosmëri do ta çojmë deri në dështimin e plotë, këtë ua siguroj të gjithëve, pa përjashtim dhe pa fijen e dyshimit. Prandaj, provokimit antikushtetues, antiligjor dhe antidemokratik të të tmerruarve nga drejtësia, nga drejtësia që po vjen dhe nga zgjedhjet politike që janë në prag, ne nuk duhet e nuk do t’i përgjigjemi flakë për flakë. Kavaja nuk do të bëhet sheshi për një përshesh të neveritshëm që Partia Demokratike po e gatuan verbërisht për turpin e saj më të madh. Turpi le t’i mbetet PD-­së! I kam sugjeruar kandidatit tonë të tërhiqet nga gara e të dielës e t’i kërkojë të tërhiqet edhe kandidatit tjetër, të cilit ia bëj dhe unë këtë apel, shumë miqësisht. Vjen gjithnjë një moment për të thënë fjalën e fundit dhe luajtur gurin e fundit, po ky moment nuk është 7 maji”.

18 QERSHORI

Pavarësisht tërheqjes së kandidatit dhe shtyrjes së zgjedhjeve në Kavajë, kryeministri i kujtoi opozitës se datën e dekretuar nga Presidenti për zgjedhjet parlamentare e ka të panegociueshme. “Mos kini asnjë shqetësim, sepse edhe po të doja të negocioja 18 qershorin, nuk e kam të mundur, pasi nuk është në dorën time. 18 qershori nuk është një datë e zgjedhur nga unë, as nga partitë. Është data e përcaktuar në bazë të Kushtetutës për gjykimin e partive nga populli. Pra, 18 qershori, për sa më takon, nuk mund të jetë pjesë e asnjë negociate mes partive, sepse partitë duhet t’i garantojnë dhe jo t’i negociojnë të drejtat e popullit sovran. Sfida jonë është të shkojmë deri më 18 qershor, duke bërë çmos që Shqipërisë të mos i hyjë asnjë gjemb në këmbë dhe asnjë shqiptari të mos i cenohet një fije floku nga konvulsionet e marrëzisë që ka pjellë frika nga zbatimi i Reformës në Drejtësi. Shqipëria nuk është shesh për përsheshet e kujtdo partie, në emër të njerëzve të zakonshëm, por është atdheu i përbashkët i njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, me shtet, me punë dhe me mirëqenie”.

NEGOCIATAT

Rama i ka kujtuar kreut të PD­-së, Basha, se do ta presë në negociatat deri në datën 7 maj, e cila është edhe dita e fundit brenda afateve ligjore përpara se KQZ të nisë shtypjen e fletëve të votimit. Pas kësaj date, kryeministri ka paralajmëruar se nuk do të jetë i gatshëm për asnjë negociatë. “I përsëris Lulzim Bashës, lëre tani Kavajën, hiqe nga mendja se mund ta shtysh me provokime, jo datën, por as afatin fundor të mundësisë për të hyrë në zgjedhje, që është 8 maji, dhe fokusohu te zgjidhja që të është ofruar deri më 7 maj. Unë jam gati të ulem përsëri me Lulzimin, por këtë herë për të detajuar ofertën që ai ka në tavolinë e jo për të filluar nga e para avazin e qeverisë teknike dhe të shtyrjes së zgjedhjeve në kalendat greke, me sebepin qesharak të përgatitjes së votimit elektronik. Zgjedhjet do të bëhen më 18 qershor dhe të hënën, më 8 maj, unë nuk jam më në dispozicion për Lulzim Bashën dhe PD­në, nëse deri të dielën ata nuk bien dot dakord për ofertën, për ndryshimin e menjëhershëm të Kodit Zgjedhor, sipas rekomandimeve të ODIHR-­it dhe zhbllokimin e vetingut, natyrisht. Edhe fare pak durim u kërkoj të gjithëve. Jemi në prag të një zhvillimi me rëndë­ si të madhe në vendin tonë”.

Burimi: Gazeta Panorama

 

Etiketa: prapaskenatramaterheqjazgjedhjet ne kavaje


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Video/ Ja gjesti që bën Rama pas takimit me Bashën

Replikat me komentuesit në FB/ Rama: Nuk anuluam zgjedhjet, thjesht tërhoqëm fituesin

Si nëpër filma/Kush e ndau bosin shqiptar me McLaren nga e dashura prej 4 vitesh?

Djali i biznesmenit shqiptar, i ftuar në festën e aktores me famë botërore

Histori që duhet lexuar/ Djali më ka vdekur në vitin 1994, por zemra i tij pushoi së rrahuri këtë vit

Histori që duhet lexuar/ Djali më ka vdekur në vitin 1994, por zemra i tij pushoi së rrahuri këtë vit
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}