Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Histori që duhet lexuar/ Djali më ka vdekur në vitin 1994, por zemra i tij pushoi së rrahuri këtë vit

2017/05/06 at 11:05 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Histori që duhet lexuar/ Djali më ka vdekur në vitin 1994, por zemra i tij pushoi së rrahuri këtë vit

Nga Harry Low, BBC*


Mbrëmjen e datës 29 shtator 1994, shtatëvjeçari Nicholas Green u qëllua për vdekje me armë zjarri gjatë pushimeve me familjen në Italinë e jugut. Kjo qe tragjedi për prindërit e tij, Reg dhe Maggie, por vendimi i tyre për t’i dhuruar organet e tij bënë që shkalla e dhurimit të organeve në Itali të treñshohet brenda dekadës. Kjo dukuri ka marrë emrin “efekti Nicholas”.

“Herën e parë që e ndjeva rrezikun qe kur një veturë me ngjyrë të errët na afrua shumë nga mbrapa duke mos na u ndarë për disa çaste,” thotë Reg Green, duke kujtuar natën kur të birin ia qëlluan në mënyrë të pakuptimtë me armë zjarri disa persona të panjohur në jug të Italisë. “Pastaj, shumë shpejt, vetura ɗlloi të na parakalonte. Aty për aty u qetësova, duke kujtuar se parandjenja nuk qe e saktë.” Mirëpo, në vend që të bënte përpara, vetura tjetër vazhdoi të ecte përkrah tyre. Green dhe e shoqja, Maggie, dëgjuan britma zemërimi. E morën me mend se njerëzit brenda saj donin që ata ta ndalonin veturën.

“Mendova se, nëse do të ndalonim, do të ishim tërësisht në mëshirën e tyre, prandaj i dhashë më shumë gaz. Edhe ata bënë të njëjtën gjë, kështu që të dyja veturat bënë një garë paralel njëra-tjetrës, në mes të errësirës. Dritarja e pasme u shkërmoq nga një plumb. Maggie ktheu kokën dhe iu duk se të dy fëmijët po bënin gjumë të thellë.” Në fakt, Nicholas-in plumbi e kishte marrë në kokë, ndërsa e motra Eleanor po inte e patrazuar. Pak sekonda më pas, u thye edhe xhami i dritares së shoferit dhe vetura tjetër u largua me shpejtësi. “Ndalova makinën dhe dola. Atëherë u ndez drita e kabinës, por Nicholas nuk lëvizi. Iu afrova dhe vura re se gjuha i varej pak jashtë ndërsa në mjekër kishte një gjurmë të vjelle. Aty e kuptova se kishte ndodhur diçka e tmerrshme,” thotë Green, 88 vjeç, i cili ka shkruar një libër të titulluar “Efekti Nicholas”, lidhur me këtë përvojë.

Ngjarjet e asaj nate janë përshtatur në vitin 1998 në një filom Hollivudi të titulluar “Nicholas’ Gift”, me aktorë kryesorë Jamie Lee Curtis dhe Alan Bates. “Tronditja që pësova kur e pashë ashtu është çasti më i tmerrshëm i jetës sime. Kur e kuptova se e kishte marrë plumbi, m’u përmbys e gjithë bota.” “Grabitësit qëllojnë një shtatëvjeçar,” shkruante the Times. Pushimet e një familjeje amerikane qenë kthyer kështu në një makth. Nicholas do të vdiste pas disa ditësh në spital, duke mos dalë nga koma. Por përpara se të ndërronte jetë, prindërit e tij morën një vendim i cili do t’ua ndryshonte jetën shtatë familjeve në mbarë Italinë. Ata vendosën t’ua dhuronin organet e të birit shtatë personave në nevojë për transplant.

“Në atë çast, ata njerëz nuk qenë veçse abstraksion. Nuk mund ta dije se çfarë njerëzish qenë. Ishte njësoj sikur t’i jepje lëmoshë dikujt, por pa e ditur fare se si do ta ndihmonte kjo gjë tjetrin. Pas katër muajsh, na ftuan të ktheheshim dhe të njiheshim me të gjithë në Sicili, prej nga qenë katër prej përfituesve.” Në Itali kriminelët shumë rrallë vrasin fëmijë, thotë Green, sepse në një rast të tillë policia u qepet këmba-këmbës gjersa t’i gjejë. Kështu ndodhi edhe në rastin e Nicholas-it. Një hetim i gjithanshëm policor çoi në arrestimin dhe dënimin me burg të Francesco Mesiano dhe Michele Iannello. Ende nuk dihet mirë nëse qenë hajdutë apo vrasës me pagesë të cilët kishin gabuar person. Fakti se njërin prej tyre në gjyq e mbronte një prej avokatëve më të njohur të Italisë, për Green do të thotë se kishin lidhje me mafian.

“Nicholas qe zemërmirë. Ai shikonte gjithmonë anën e mirë të gjërave, prandaj të gjithë ata që i ndodheshin pranë tregonin më të mirën,” shpjegon i ati. “E pranoj se një shtatëvjeçar me shumë gjasë nuk do ta kishte kuptuar vendimin tonë, por e di se kur të rritej ai do të kishte qenë dakord me ne. Për këtë nuk kam asnjë dyshim. Nëse do të ndodhej përpara mundësisë për të qenë i zemëruar me personat që kryen këtë gjë dhe mundësisë për të ndihmuar dikë tjetër, padyshim që ai do të kishte zgjedhur këtë të dytën. Nicholas më ka mësuar shumë për durimin, për shembull,” shton Green, i cili më së shumti ka punuar si gazetar përpara se të vendosej në SHBA ku hapi familje me të shoqen Maggie. “Unë nuk kam durim shumë dhe kur përballem me probleme, nxehem. Nicholas rrethohej nga një qetësi dhe dashamirësi që të bënte edhe ty të silleshe njësoj si ai.”

Për Green çasti kur u gjend ballë për ballë me njerëzit të cilëve organet e Nicholas-it u kishte shpëtuar jetën qe i papërballueshëm. “Kur u hap dera dhe të gjashtë hynë në dhomë, efekti qe i papërballueshëm,” thotë ai, duke shtuar se njëri prej përfituesve nuk qe i pranishëm për shkak se ndodhej i sëmurë në spital. “Kush kishte buzën në gaz, kush i kishte sytë me lot, kush mezi e ngrinte kokën nga ndrojtja, ama të gjithë qenë gjallë. Shumica e tyre pat qenë në prag të vdekjes. Aty e kuptova për herë të parë se sa i rëndësishëm pat qenë vendimi ynë. Gjithashtu, qeshë në gjendje të kuptoja sa e rëndë do të kishte qenë vdekja e tyre për prindërit dhe gjyshërit e tyre. E kuptova se këtu bëhej fjalë për shumë më shumë njerëz të tjerë jeta e të cilëve do të kishte qenë shumë më e mjerë sikur të mos t’i kishim shpëtuar ata fëmijë.”

Green dhe e shoqja Maggie, të cilët janë martuar në prill 1986, qenë të vendosur që Eleanor të mos rritej fëmijë i vetëm. Pas tragjedisë, atyre u lindën edhe dy binjakë, Laura dhe Martin, të cilët mbushin 21 vjeç në maj. Si ka ndikuar në jetën e Green-it vdekja e të birit? “Kam një brengë që nuk më shqitet kurrë nga shpirti, një brengë që nuk e kam pasur kurrë më parë. Kurrë më nuk kam ndier lumturi të plotë. Edhe në çastet më të gëzuara, mendoj: ‘Sikur të ishte edhe Nicholas këtu!’” Por l’e ffetto Nicholas – efekti Nicholas – është një e mirë që doli nga kjo fatkeqësi.

“Më duket sikur sa herë që del ndonjë lajm në gazetë, televizor apo radio, do të jetë dikush nga lexuesit, shikuesit apo dëgjuesit të cilit do t’i duhet ta marrë këtë vendim. Sikur të mos kenë dëgjuar apo menduar për faljen e organeve më parë, gjasat më shumë janë që të thonë ‘jo’.” Green kthehet dy herë në vit në Itali për të bërë ndërgjegjësim për dhurimin e organeve. Herën e fundit u njoh me Maria Pia Pedala-n, e cila qe në koma me kolaps mëlçie ditën kur vdiq Nicholas dhe pritej të vdiste, por shpejt e mori veten pas transplantit të mëlçisë. Pas dy vjetësh ajo u martua dhe dy vjet më pas lindi një fëmijë mashkull, të cilit ia vuri emrin Nicholas, pas të cilit i lindi edhe një vajzë, Alessia. Të tre udhëtuan nga Sicilia – ku dhurimi i organeve në vitin 1994 thuajse nuk njihej fare, thotë Green – për të marrë pjesë bashkë me të në një program televiziv në Milano.

Green thekson se edhe përfituesi i zemrës së Nicholas-it, Andrea Mongiardo, i cili ndërroi jetë më herët sivjet, e mbajti organin në trup tri herë më gjatë se vetë Nicholas. Por, për të, trashëgimia e të birit shkon përtej shtatë personave që morën organet e Nicholas-it. Shkallët e dhurimit të organeve u rritën në mënyrë të vrullshme pas vdekjes së Nicholas-it, thekson ai, dhe vijojnë të rriten. E kështu, thotë ai, me mijëra njerëz janë sot gjallë, të cilët përndryshe do të kishin vdekur.

*Përktheu Ilir Baçi/ Marrë nga Dritare.net

 

Etiketa: dhurimi i organeveefekti nikolasitalivrasja e djalit


Ju sugjerojmë

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
Bota

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

6 Qershor, 2026 10:28 pm
Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
Bota

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

6 Qershor, 2026 9:25 pm
“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 9:15 pm
“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
Aktualitet

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

6 Qershor, 2026 9:11 pm
“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier
Aktualitet

“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier

6 Qershor, 2026 8:26 pm
Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty

6 Qershor, 2026 7:54 pm
Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 6:31 pm
UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
Aktualitet

UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

6 Qershor, 2026 6:16 pm
Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin
Bota

Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin

6 Qershor, 2026 5:12 pm
Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin
Aktualitet

Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin

6 Qershor, 2026 4:45 pm
Para
Çfarë po ndodh në Vlorë? Gjendet një kufomë në det të hapur

Çfarë po ndodh në Vlorë? Gjendet një kufomë në det të hapur

Video/ Erion Veliaj i ndryshoi mendjen Çanit për të mos u larguar nga Shqipëria

Video/ Erion Veliaj i ndryshoi mendjen Çanit për të mos u larguar nga Shqipëria

“O Edo o gomar”, ja si i përgjigjet Rama komentuesit ofendues

Foto/ Pas tërheqjes nga Kavaja, Rama bën ironi me Berishën, Bashën dhe Ndokën
















TE FUNDIT

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
6 Qershor, 2026

Armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është vënë sërish në provë, pasi forcat amerikane goditën dronë dhe...

Lexo më shumë

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
6 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka goditur përsëri me një video të re propagandistike për të lartësuar pranimin e tij...

Lexo më shumë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
6 Qershor, 2026

Ndryshe nga protestat politike, të cilat me kalimin e kohës humbasin pjesëmarrës dhe besueshmëri për shkak të zhgënjimit ndaj lidershipit...

Lexo më shumë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
6 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi të gjatë në platformën "X" lidhur me protestat kundër projektit të përfolur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}